Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,039 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Bravo Fiore, por Interi fitoi me merite. Penalltia? Ju nuk jeni normale sepse…”

Spalletti: “Bravo Fiore, por Interi fitoi me merite. Penalltia? Ju nuk jeni normale sepse…”
Inter Club Staff

Pas fitoreve me Tottenham dhe Sampdoria, Interi rigjen tre pike shume te rendesishme kunder Fiorentines.

Ne fund te ndeshjes n e Meazza, ne mikrofonat e Sky Sport ka folur tekniku i Interit, Luciano Spalletti.

Kjo ka qene intervista e tij e plote:

RRITJA E SKUADRES 

“Duhet pranuar, jemi rritur vertete. Ne fillim sot e filluam lojen pak prapa, por skuadra me pas u rrit edhe gjate lojes. Ne keto ndeshje na kane ardhur edhe rezultatet dhe e kane vene ne vije pak klasifikimin.”

CFARE KA MBETUR PENG 

“Eshte dicka qe mund te thuhet ne fund te ndeshjes. Skuadra kishte veshtiresi qe te dergonte topin perpara, ata benin presion. Ne i kishim sulmuesate hapur. Doja qe Politano dhe Keita te qendronin me brenda fushes… Si sulmues i dyte, Keita i vuri gjerat ne vije, merte topin nga jashte brenda, kalonte kundershtaret. Ne krahun e djathte nuk po arrinim ta gjenim. Nuk po e kuptonte cfare po kerkoja. Ai donte te shkonte drejt flamurit por une doja ti komunikoja idene time. Kemi nje menyre te foluri pak te ashper ne, ne dhomat e zhveshjes nxjerim dhembet pastaj. Na pelqen te nxjerim dhembet ndermjet burrash.”

SKUALIFIKIMI

“Fiorentina ka qene skuadra ime e zemres kur kam qene i vogel dhe doja te isha ne kete ndeshje ketu.”

PENALLTIA 

“Penalltia ishte penallti dhe pike. Serioze eshte kjo pyetje? Nuk jeni normale nese mendoni te kunderten. Nese shohim cfare penalltie kane dhene kunder nesh vitin e kaluar ndaj Udineses ose kete vit ate qe nuk na dhane me Parmen, cfare duhet te themi? Ky eshte nje krah i hapur, devijim topi edhe pse i lehte. Kane bere nje ndeshje te madhe ata, bravo, por me shume se kaq nuk mund te them. Ne fituam me merite. Nese nuk pason mire topin, vuan deri ne fund. Golin e bene me fat ata jo ne. Gjuajtje i devijuar dhe autogol. Ne golat i kemi bere me djerse. I them bravo gjithesesi, kane bere nje ndeshje te madhe. Me pelqen menyra se si luajne.”

Image may contain: one or more people, people playing sport and outdoor

MBAJTJA E TOPIT

“Ata ne fazen mbrojtese i njihnim, mbrojne me nje 4-3-3. Ajo qe na krijoi probleme ne jane ato humbjet e topit banale qe bejme me nje Fiorentine qe di ta luaje mire topin. Per mbajtje topi jane nder me te miret ne Serie A. Duhet te benim mire ne ndertimin e lojes. Arritem te fitonim topa te rendesishem por pa konkretizuar asnjeren.

KLASIFIKIMI 

“Nuk jam i demoralizuar une. Nese nuk bej rezultate me kete skuader do te kem fundin e te gjithe tranjereve te tjere ne keto gjashte-shtate vite. Duke firmosur kontraten kam kerkuar nje lloj skuadre qe e kam menduar te drejte. E skuadra ne kete moment eshte pothuajse e plotesuar. Vrslajkon po e presim sepse Danilo po i luan te gjitha ndeshjet edhe i demtuar. Jane keto realisht njerezit qe doja. Klasifikimi shihet ne fund jo tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.