Spalletti, cfare fjalesh per Cancelo. ‘Sherri’ eshte larg: “Tani te gjithe e duartrokasin, por…”
Ne konferencen e djeshme per shtyp tranjeri zikalter ka folur per momentin pozitiv qe ka kaluar portugezi tek Interi.
Joao Cancelo dhe Luciano Spalletti kane pasur jo pak probleme me njeri-tjetrin qe ne fillim te aventures se talentit portugez te ardhur nga Valencia tek Interi.
Pak demtimi, pak Serie A dhe pak minutat e pakta beren qe Cancelo ne fillim ta kishte shume te veshtire ambjentimin dhe fjalet e ashpra te Spallettit ne ate kohe duket se e kane motivuar me shume se sa te kunderten.
Ne fillim ishin te shumta pankinat radhazi por Joao Cancelo ka ditur se si te fitoje nje vend titullari, besimin e shokeve por mbi te gjitha te Luciano Spallettit.
Ka qene pikerisht ky i fundit qe dje ne konferencen per shtyp ne prag te derbit qe do te luhet sot ne oren 18:30 ka thurur mjaft elozhe per lojtarin portugez dhe per momentin e mire qe ai po kalon ne Milano me bluzen zikalter.
Ja fjalet e Spallettit:
“Cancelo eshte shume i lumtur per te gjithe komponentet qe ka gjetur tek Interi. Qytetin, skuadren, nje skuader te mrekullueshme ne cdo kendveshtrim sepse e ka pritur mire.”
“Nje skuader qe e ka ndihmuar sidomos ne nje moment ku nuk kishte gjithe kete vemendje dhe nuk luante shume.”
“Tani jemi te gjithe ketu duke duartrokitur paraqitjet e tij dhe kualitetet qe ai ka, e shoh qe eshte i lumtur dhe une jam i lumtur per te.”