Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

716 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Cfare ndeshje, 3 pike te arta per Champions. Icardi? Shume mire, por une pres qe ai te beje me mire se sa kaq.”

Spalletti: “Cfare ndeshje, 3 pike te arta per Champions. Icardi? Shume mire, por une pres qe ai te beje me mire se sa kaq.”
Inter Club Staff

Interi shtyp totalisht Genoan ne Genova me nje 0-4 te paster qe i i jep mundesi zikalterve te blindojne vendin e trete. 

Nderkohe, Spalletti pas ndeshjes sic eshte tradite tashme ka ndaluar perpara mediave dhe ka folur per mikrofonat e DAZN per ndeshjen e sotme.

Ai natyrisht e ka nisur me nje koment per Icardin per te kaluar me pas tek te gjitha temat e ndryshme:

“Tema Mauro Icardi? Eshte me shume tema juaj se sa e imja, tema ime eshte paraqitja e skuadres qe ka qene super. Nje skuader e rritur, qe ka sjelle tre pike thelbesore per Championsin pas nje humbje te pamerituar ndaj Lazios. Sot kemi rikthyer gjithcka te humbur ne ate ndeshje.”

E kishit imagjinuar nje nate kaq perfekte?

“Ka ndeshje ku jo cdo gje shkon ne menyre perfekte por pastaj ka momente, reflektime, marrje pozicioni te rendesishme dhe shkon e reagon ne nje menyre te drejte dhe pastaj kur ke kete kthjelltesi ne fushe, rezultati vjen vete.”

Dje ke folur shume per ceshtjen e sjelljes ne fushe…

“Ju merni ato qe bejne gola dhe ata qe bejne assist, por nese skuadra nuk luan keshtu, atehere askush nuk shenon dot e nuk ben dot assist.”

“Une duhet te ve skuadren ne kushtet per te bere nje ndeshje si kjo dhe sulmuesi im duhet vene ne gjendje qe te shenoje. Por ai normalisht duhet te beje me mire.”

“Icardi pastaj ka bere nje ndeshje te mire. Mund te kishte bere edhe nje gol tjeter, por mire edhe kaq. Pres me shume nga ai une. Cdo njeri mund te thote mendimin e tij pastaj, por ky eshte i imi.”

Nje tregues maturie nga ana e skuadres ne nje moment jo te lehte:

“Nuk ishte nje ndeshje qe e bejne te gjitha skuadrat duke pare se ne jemi ne vendin e trete dhe po luftojme per Champions. Diferencen e ben nje mendje e kthjellet, nje riorganizim i rrugetimit, duhet pasur ide te qarta se ku do te shkojme.”

“Te gjithe ne duam te miren e Interit dhe prandaj po tentojme keto rezultate qe do te na japin premion e merituar ne fund. Te mos kualifikohesh do te thote te kete secili faje. Askush nuk mund te thote qe nuk u kualifikuam per kete motiv apo ate motiv nese e arrijme. Prandaj dicka e tille do te ishte katastrofe nga cdo kendveshtrim.”

Perfekt me Milanin, statik me Lazion por perfekt perseri me levizjet e mesfushoreve:

“Me Lazion nuk ishim te duruar, ata jane nje skuader me kualitet dhe qe vrapijne shume por ne nuk arritem ti mbanim pa shenuar.”

“Sot kemi luajtur me me shume qetesi dhe ka pasur momente ku kemi vrapuar me pak se kundershtaret po topin se kemi leshuar ama. Keshtu e dua Interin. Sot cdo gje ishte me e thjeshte, kur duam bejme ndeshje te tilla ne.”

Eshte pare nje Inter i nevrikosur sot: 

“Skuadra ka ardhur me ekuiliber qe eshte karaktersitike e nje skuadre te madhe. Brozovic ka komanduar lojen sepse ndeshja duhet luajtur keshtu. Ndonjehere duhet te levize topin kot dhe ne menyre banale, por ai arrin te beje ato pasime qe na nevojiten ne.”

“Bravo Politanos dhe Perisic te cilet kane luajtur deri ne minuten e fundit qe kane qene ne loje me 100 km.h. Pastaj edhe Handa eshte shume i mire me topin kur e merr nga mbrojtesit. Jam shume i lumtur qe sot ka luajtur ndeshjen e tij te 150 pa pesuar gol.”

Ndjesite nga pankina?

“Duhet nje objekt ne dore per te larguar tensionin ndonjehere. Por kisha bllokun sot, doja te shkruaja sepse me keto gjerat teknologjike skam nje raport te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.