Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti do rinovoje me Interin po ka vetem nje kerkese per Suning dhe ka te beje me tifozet zikalter

Spalletti do rinovoje me Interin po ka vetem nje kerkese per Suning dhe ka te beje me tifozet zikalter
Inter Club Staff

Rinovimi i Luciano Spallettit me Interin duket se eshte gjithmone e me shume me afer.

Ndermjet dites se sotme dhe te neserme, mund te vije edhe zyrtarizimi i kontrates se re e teknikut me klubin zikalter.

Eshte nje akt qe do te behej edhe pa arritjen e Interit ne Champions por nje akt qe mbi te gjitha do i jape rruge Inter 2.0 te Suning.

Pritet te kete nje takim ndermjet paleve shume shpejt per te zyrtarizuar nje marreveshje qe duket e sigurt prej muajsh tashme.

“Festimet mbaruan, keshtu qe tani do te filloje loja e programimit te sezonit te ri dhe Spalletti do te beje nje apel per te gjitha palet ne kerkim te nje qartesie sa me te madhe per sa i perket objektivave qe duhet te ndjeke skuadra.”

Image result for spalletti selfie tifosi inter lazio

“Spalletti keshtu do i kerkoje Suning qe per hir te tifozve, te jete sa me transparente me ta per sa i perket merkatos dhe objektivave dhe te mos ndodhe si vitin e kaluar.” –  tregon Tuttosport.

“Tekniku zikalter mendon se tifozeria e Interit e meriton te jete gjithmone e informuar drejt per sa i perket ideve te klubit, sepse ky eshte nje detyrim qe Interi ka ndaj tifozeve te saj qe nuk lane asnjehere pa e mbushur San Siron, duke bere Interin skuadren me me shume spektatore ne stadium.”

“Ne kete sezon ishte e thjeshte te vendosej si objektiv nje kualifikim ne Champions pas nje sezoni te tmerrshem si ai vjet, por tani vjen pjesa me e veshtire.”

“Nese objektivi kryesor do te jete fitorja e kampionatit, Suning duhet te garantoje tranjerin se do te kete nje merkato ne lartesine e duhur dhe kompetitive.”

“Kjo kerkese do te vije sepse eshte nje mal i tere per tu kaluar dhe te arrihet tek piket qe grumbullon Napoli dhe Juventusi ne nje sezon.”

“Per Antonellon nuk eshte nje mision i pamundur, por nje objektiv. Ai deklaroi pas Lazio-Inter: Ne kemi nje projekt, duam qe te ndertojme nje skuader kompetitive ne Itali dhe Europe.”

“Pengesa me e madhe per Interin per momentin eshte Fair Play Financiar, sepse deshira per te nderhyre ne merkato nuk mungon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.