Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Dua qe te rekuperojme kapacitetin tone per te luftuar. Nuk ju kuptoj kur thoni…”

Spalletti: “Dua qe te rekuperojme kapacitetin tone per te luftuar. Nuk ju kuptoj kur thoni…”
Inter Club Staff

Luciano Spalletti, ashtu si eshte tradite, doli sot perballe gazetareve ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Milanit ne Suning Training Centre. 

Keto kane qene fjalet e tij te perkthyera ne shqip nga ICA:

Pasi ke analizuar ndeshjen, cilet jane gabimet per tu permiresuar? Shpesh here skuadra ka nje nisje te avazhte te aksioneve. Ka ndonje problem ketu?

“Jemi shume te merzitur te gjithe per ate qe ndodhi, por ka disa motive qe ne jemi poshte pritshmerive tona. Duhet te jemi me te sakte ne analizimin e situatave. Me ka ardhur shume keq per menyren si u futem ne loje te enjten. Mund ta kishim bere ndryshe sepse ne ndeshjen e pare kemi treguar qe mund ta kalonim kete turn pa problem. Tani duhet te perqendrohemi te gjithe dhe te marrim vendimet e duhura ne fushe dhe jashte saj. Eshte e qarte qe jemi te merzitur per rezultatin, por duhet ti pranojme emocionet. Eshte e rendesishme qe skuadra te rifitoje kapacitetin per te luajtur dhe per te luftuar edhe pse ka shume pak kohe tashme.”

Sa ka rendesi qe Interi te dale siper Milanit?

“Per ne eshte e rendesishme te dalim siper te gjitheve, jo vetem Milanit. Milani eshte i forte, po luan mire. Per ne objektivi eshte te dalim ne kater vendet e para, nese eshte e mundur te tretet ose pse jo, edhe te dytet. Por gjeja e rendesishme eshte te jemi tek kater vendet e para.”

Nainggolan do te jete ne pankine?

“Jo, nuk do te jete as ne pankine.”

Duke konsideruar rendesine e ndeshjes, a mund te jete ndeshja e pare nje pikenisje e mire per te ndertuar strategjine?

“Ndeshje jane luajtur shume, thjesht duhet te zgjedhim te bejme gjerat qe kemi bere mire edhe ne te kaluaren. Ka shume raste kur tregojme vlere dhe identitet, nga aty duhet te nisemi. Ndeshja e kaluar ishte e nje ekuilibri total, pastaj arritem qe ne minutat e fundit ta cojme fitoren ne shtepi. E kishim provuar edhe me pare, po sja kishim dale. Derbi si ndeshje anullon cdo parashikim dhe vleresim. Eshte nje rezultat i veshtire, eshte ai qe do ti, eshte ai qe dua une, eshte ai qe do Gattuso. Pastaj ne fund ka rendesi rezultati, jo cfare doja une apo Gattuso. Te dy duam te fitojme.”

Eshte nje rezultat qe mund te percaktoje Champions League?

“Me siguri mund te lere plage nga pas por duhet te kemi besim ne forcat tona. Ndeshje ka ende shume, por ne mund ta bejme decizive kete per te ardhmen. Do te provojme ta fitojme.

Si ka mundesi qe ne kupat Europiane, shpesh ne San Siro, keni pasur veshtiresi ndersa ne kampionat ka ndodhur pothuajse gjithmone te luani mire ne takime direkte?

“Sipas meje ne Champions League kemi bere ndeshje shume te mira. Viti ne kaluar u kualifikuam kur te gjithe na shikonin si te mbaruar. Por ne fund te gjitha fjalet u hodhen ne ere dhe mbeti fotografia jone qe kapem Championsin. Edhe atehere u treguam te zotet.”

A ke nje plan anti-Piatek per neser?

“Duhet te beje mire skuadra. Zakonisht reparti i mbrojtjes normalisht e nderton ndeshjen ne baze te kundershtarit, por kurre individualisht e sidomos ne ozne. Eshte e qarte qe duhen mare parasysh edhe individualet, por tashme ne futbollin e sotshem nuk markon me njeri lojtarin, por zonat.”

Skuadrat e tua zakonisht kane pasur gjithmone nje loje dhe identitet te qarte. Pse tek Interi pas Krishtlindjeve eshte humbur ky identitet?

“Jane momente qe mund te ndodhin gjate nje kampionati, i ndodhin te gjitheve. Entuziazmi i rezultateve mund te sjelle ose fitoret ose humbjet. Varet. Skuadra ka luajtur mire dhe tani nuk po e ben me kete gje, por kualitetet individuale jane aty. Keita, Perisic, Borja Valero, te gjithe jane treguar te zotet, nuk i kerkohet dot me shume atyre. Por duhet te jemi te kthjellet sepse askush nuk deshiron te beje nje paraqitje te dobet. Eshte nje situate ku duhet te bejme mire. Neser ne mengjes i thuhet formacioni lojtareve dhe nga aty mendohet ndeshja.”

Ne krahasim me ndeshjen e kaluar, ka ndryshuar dueli ne sulm. Si eshte Lautaro psikologjikisht? Mund te jete deciziv?

“Dy sulmues te forte ne ndeshjen e pare, dy po aq te forte ne te dyten. Te dy jane ne gjendje per te bere keq. Piatek mund te beje diferencen dhe po ashtu Lautaro.”

Cfare mendon per fjalet e Morattin?

“Ti me fton te bej dicka qe nuk mund ta bej. Kur kam takuar Morattin jam emocionuar dhe keshtu do te emocionohem kur ta takoj prap. Nuk komentoj asgje.”

Si e ke pare Skriniar ne mesfushe?

“Nese ti ke kuriozitet se cfare mendoj une do te thote se ai ka bere mire. Jam dakort me ty.”

Si eshte Miranda? 

“Do te vleresojme neser, por eshte pak e veshtire sepse e ka hunden ende te fryre dhe maska e pengon goxha per te luajtur. Dite pas dite do shohim edhe pse ai do qe te jete.”

Nese do ktheheshe perseri nje muaj perpara, do te beje te njejtat zgjedhje brenda dhe jashte fushe?

“Po cfare menyre te menduari eshte kjo per tu kthyer pas ne kohe? Ajo qe eshte e rendesishme eshte te mos humbasim kohe. Duhet sa me shume kohe ne dispozicion per te menduar sakte, drejte. Nese kthehem ne kohe humbas kohe. Une nuk kthehem prapa, shikoj perpara. Zgjedhjet behen ne nje moment te caktuar dhe perpara ecet me skuadren qe ke ne dispozicion. Nese ti kthehesh ne kohe dhe shkruan prap te njejtat artikuj qe shkruan zakonsht ky po qe eshte telash.”

Si eshte Brozovic dhe Keita?

“Dje eshte stervitur mire, besoj se do e rekuperojme per ta perdorur. Keita varet nga komplikacioni muskular qe ka se sa do te luaje. Ai ne ato minuta ka bere cfare i kam kerkuar. Ai nuk ka pasur asnje demtim tjeter. Eshte mire. Eshte ne dispozicion. Mbase jo per te gjithe ndeshjen, por mund te perdoret.”

Nainggolan nuk do te jete as ne pankine por kjo sepse ne menyre surprize mund te luaje nga minuta e pare?

“Nainggolan surprize? Cfare thua. Ai nuk eshte stervitur fare kete jave me skuadren. Surprize do te ishte nese ju nuk do te ngjallnit konfuizon tek tifozet. Nuk do te ndodhe keshtu, Nainggolan eshte i demtuar.”

Cfare bindje ke per sa i perket derbit?

“Kam bindjen se eshte nje ndeshje qe kete sezon e kemi fituar njehere. Eshte e vertete qe jemi aps Milanit, por vetem nje pike. Nga mundesite jemi njesoj si ata. I kemi te njejta. Ata jane treguar te zotet. Diferencen nuk e shikoj kaq te madhe. Ajo qe na denonme shume eshte nese mendojme se nuk jemi ne lartesine e duhur. Lojtaret e Interit do te jene aty te luftojne per Interin.”

Te enjten e pesuat presionin e kundershtarit dhe nuk arritet ta mbanit topin ashtu si deshet. Cfare do te beni neser?

“Duhet te mbajme topin dhe te mos e pesojme presionin e tyre. E ke lexuar mire ndeshjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.