Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti duket i vendosur te surprizoje te gjithe: Ndaj Cagliarit, Interi pritet te luaje perseri me mbrojtjen me tre!

Spalletti duket i vendosur te surprizoje te gjithe: Ndaj Cagliarit, Interi pritet te luaje perseri me mbrojtjen me tre!
Inter Club Staff

Nuk ishte nje prove e mire ajo e Interit ndaj Atalantes, sidomos ne pjesen e pare ku zikalterit ishin te rreshtuar me mbrojtjen me tre.

Shume futbolliste u duken jashte pozicioneve te tyre dhe minutat e para ishin kaotike.

Madje, ishte nje skeme qe vuri ne veshtiresi edhe njerez si Skriniar dhe Miranda qe gabuan shume edhe ne pasime te thjeshta nga coroditja taktike.

Por me sa duket, sipas asaj qe shkruhet sot ne Itali, Spalletti duket i predispozuar qe te hedhe nga minuta e pare te njejtin rreshtim taktik si ndaj Atalantes, pra mbrojtjen me tre.

Ja cfare shkruan FcInterNews.it para pak minutash:

“Eshte koha per nje hedhje me koke perseri ne kampionat per Interin, e impenjuar ne fushe neser ne San Siro kunder Cagliarit ne ndeshjen e pare te javes se 33 te Serie A qe do te luhet ne mesjave.”

“Ne kete ndeshje, Luciano SPalletti do te konfirmoje mbrojtjen me 3 me Skriniar, Miranda dhe D’Ambrosio dhe ne mesfushe do te rikthehet Brozovic pas skualifikimit e do te luaje perkrah Gagliardinit.”

Dy krahet do te jene Santon (Dalbert eshte ne pikepyetje edhe kesaj radhe) dhe Cancelo. Candreva nuk eshte ende ne 100% te formes dhe do e nise nga pankina. Edhe Rafinha do te luaje nga minta e pare.

KY ESHTE FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT:

(3-4-2-1):

Portier: Handanovic;

Mbrojtes: Skriniar, Miranda, D’Ambrosio;

Mesfushore: Cancelo, Gagliardini, Brozovic, Santon; Rafinha, Perisic;

Sulmues: Icardi. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.