Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “E kemi perballuar mire ndeshjen, kemi sakrifikuar”.

Spalletti: “E kemi perballuar mire ndeshjen, kemi sakrifikuar”.
Ardis
  • On 29/11/2018, 1:12

Trajneri i Inter-it, Luciano Spallleti, ka analizuar humbjen e zikalterve kunder Tottenham ne mikrofonat e RAI. Keto jane fjalet e trajnerit:

“E dinin se cfare ndeshje do te perballeshim, kemi sakrifikuar, e kemi perballuar ndeshjen mire dhe nuk kemi vuajtur me shume. Nuk u treguam te kujdesshem ne aksionin e Sissoko, i cili pershpejtoi aksioni duke u pozicionuar mire dhe duke nxjerre jashte loje mbrojtjen tone”.

“Nese jam i zhgenjyer? Skuadra ka bere ate qe duhet te bente, ndonjehere nuk ka perdorur te gjithe personalitetin qe zoteron, pak minuta perpara golit te tyre, kemi pasur nje rast per gol me Perisic. Kemi dhene pak dhe duhet te guxonin me shume”.

“Nainggolan? Asnje problem me komunikimin midis nesh, nese nuk e keni kuptuar problemi i komunikimit eshte i juaji. Ka pasur nje problem me kaviljen, do ta kisha zevendesuar mbas pjeses se pare”.

“Ne pjesen e pare Nainggolan nuk ka arritur te prodhoje depertime per shkak te problemit ne kavilje, eshte mese e qarte qe lojtaret kerkojne te qendrojne ne fushe, por kunder nje skuadre qe qarkullon topin ne kete menyre, behet shume e veshtire per”.

“Eshte disi pika jone e dobet, ndonjehere humbasim ndonje top, jemi te pasigurte ne menaxhimin e topit. Kualifikimi? Une nuk e di se cfare do te beje Barcelona, ka disa fitore rresht ne shtepi qe nuk mund te humbasin ne nje ndeshje Champions League, une jam i bindur qe ne kete nivel jane biseda qe nuk mund te flasesh”.

“Jemi pozicionuar mire ne fushe, kemi bere ate qe duhet te benim, te kryejne nje gabim te bazuar ne zgjedhje te gabuara, lojtareve te mi mund ti lejohet. Borja dhe Lautaro me Icardi-n?”

“Eshte dicka qe mund te behet, Borja eshte ne kushte te mira, ne kete fushe, gjendja fizike ka nje rol te rendesishe, Kam aktivizuar Keita qe mbase mund te permbyste aksionin me shpejtesine e tij por mund te aktivizoja edhe Lautaro-n, sigurisht”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.