Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 14, 2019

Scroll to top

Top

799 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti eshte ende i pakenaqur me drejtuesit: ja detajet dhe kerkesat e teknikut

Spalletti eshte ende i pakenaqur me drejtuesit: ja detajet dhe kerkesat e teknikut
Inter Club Staff

Gazzetta dhe Corriere dello Sport sot bien dakort me nje koncept. 

Spalletti nuk eshte ende i kenaqur me merkaton hyrese te Interit edhe pse deri me tani nga drejtuesit eshte bere shume.

E perditshmja italiane La Gazzettta dello Sport flet per “kafshen” e teknikut qe nuk eshte blere akoma. Te dyja gazetat sot kane analizuar fjalet e teknikut pas ndeshjes ne Nice te Frances.

“Me Vrsaljkon, nje merkato qe deri me tani eshte per noten 8 ose 9 do te behej per noten 14.”

“Por te gjitha skuadrat kane nga nje lojtar te dyfishte per cdo rol, ndersa drejtuesit e Interit kane ne mendje nje plan qe shpresoj shume ta arrijne ta realizojne. Te shohim.”

“Kemi 37 mije te abonuar ne stadium, duhet folur qarte dhe duhet te themi te verteten sepse heret ose vone do te dale.”

Vrsaljko do i jepte mundesi teknikut italian qe skuadra ne rast te 4-2-3-1 te shnderrohet ne nje 3-5-2, duke perdorur Lautaron perkrah Icardit.

Me Champions Leaguen per te luajtur perpara, do te duhet me patjeter nje mesfushor me kualitet te larte ne skuader, edhe pse jo te gjithe do ja arrijne te futen ne listen UEFA.

Por me aq ndeshje sa jane per tu luajtur, do te kete nevoje per shume zevendesime. Prandaj Spalletti eshte i pakenaqur ne kete moment, deshiron qe drejtuesit te kompletojne sa me shpejt skuadren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.