Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

617 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti eshte shume i lumtur me Interin: ja dy motivet kryesore!

Spalletti eshte shume i lumtur me Interin: ja dy motivet kryesore!
Inter Club Staff

Vetem nje vit me pare, Luciano Spalletti niste aventuren e tij ne pankinen zikalter plot me entuziazem. 

Por ishte nje fillim i veshtire per teknikun toskan, sepse merkato e Interit kishte sjelle ne Milano vetem nje lojtar: Padello. Portieri i dyte, zevendesuesi i Samir Handanovic.

Sot jemi fiks nje vit me pas dhe situata eshte komplet e ndryshme.

Tekniku i Interit do te perqafoje per here te pare pese blerjet e reja: Radja Nainggolan, Stefan De Vrij, Kwadwo Asamoah, Lautaro Martinez, Matteo Politano

“Brenda tek keto blerje, eshte qetesia e nje njeriu qe po shikon teksa po lind nje skuader shume afer ideve te tij, ndryshe nga sa ndodhi nje sezon me pare”, shpjegon Gazzetta dello Sport, qe vazhdon edhe me tej dhe flet per rinovimin e teknikut.

RINOVIMI – Vetem nje vit me pare, “kishte nje atmosfere pak te zymte, nga ana tjeter ishte nje Milan qe blinte lojtare pas lojtari nje dite po e nje dite jo, ndersa Interi jo. Por tani historia eshte permbysur.”

“Nuk eshte larguar asnje lojtar i madh, eshte qartesuar ndonje mosmarreveshje dhe me shume pune eshte bere ne merkato.”

“Por kujdes, nuk eshte gjithcka. Ende nuk ka perfunduar. Ne kete moment mungojne ne skuader edhe dy titullare, nje mbrojtes krahu dhe nje mesfushor qendror, plus priten edhe blerje te tjera per te kompletuar kete skuader nderkohe qe mund te kete edhe ndonje largim te mundshem te lojtareve qe jane jashte projektit zikalter.”

“Nuk do te kalojne shume dite deri sa Spalletti te lidhet edhe me shume me Interin. Sapo te mbyllet merkato, do te vije edhe rinovimi i tij. Skadenca aktuale eshte 2019, e do te jete nje shenje besimi i Interit ndaj teknikut por edhe tekniku do te tregoje keshtu qe beson tek projekti Inter.”

“Zyrtarizimi i kesaj do te vije ne javet ne vazhdim, maksimumi sapo te luhen ndeshjet e para zyrtare.”

“Ne kete moment kemi nje Luciano Spalletti shume te lumtur per dy motive: Interi do te zhvilloje fazen pergatitore fiks sic ai ka dashur: ne Appiano e jo neper male, miqesore ne Europe e jo neper bote. Por gjithashtu edhe merkato eshte pikerisht ajo qe ka dashur Spalletti. Tifozet jane te lumtur, por edhe Spalletti bashke me ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.