Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,180 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ja shume premtimet e pambajtura te klubit. Cancelo dhe Rafinha per momentin te pamundur…”

Spalletti: “Ja shume premtimet e pambajtura te klubit. Cancelo dhe Rafinha per momentin te pamundur…”
Bujar Berishaj

Eshte konferenca e fundit te sezonit ne Suning Training Centre per Luciano Spallettin qe flet per te bere nje permbledhje te ketij sezoni dhe i pergjigjet pyetjeve te gazetareve. Keto jane fjalet e tij:

“Dua te falenderoj te gjithe shoqerine qe me kane dhene mundesine qe te jetoj keto emocione me keto ngjyra, qe me duket se edhe me rrinee mire. Falenderoj te gjithe ata qe kane punuar me mua, nga staffi e deri tek Vecchi e magazinieret. Ne fund edhe tifozet, sepse jane baza e cdo gjeje, pa ta do te kishte qene e veshtire te ndertojme dicka. Ne Rome ka qene nje emocion i bukur, kam shkuar te tifozet per te qene ne kontakt me ta sepse e kane merituar, ishin te shumte dhe me ne fund te lumtur. E meritonin. Dua te komplimentoj edhe Lazion. Pastaj nga Juve e Roma kemi pare gjera te bukura ne Champions, pa harruar edhe Napolin. Lazio e Atalanta kane merituar te shkojne me tutje ne EL, pastaj ne futbollin tone eshte kthyer Ancelotti qe do te thote se po rritemi”.

 

Kush kane qene dy momentet me te mira te sezonit dhe kur e keni kuptuar qe do te kualifikoheshit ne Champions?
“Ka pasur shume, ai me i bukuri ishte ndeshja e fundit dhe me i veshtiri humbja me Juven. Momenti me i keq ne pergjithesi eshte ajo qe ka ndodhur ne familjen Astori”.

 

Si mund te zvogelohet boshlleku me ekpet e para? Si do te riniseni?
“Duhet te jemi ambicioz, duhet te permiresohemi sepse duam te qendrojme ketu dhe jemi mire. Ka gjera qe mund te bejme me mire. Nese shohim numrat skuadra eshte rritur. Duhet te punojme mire dhe te jemi te zote, sepse vitin e kaluar ne fillim kemi gabuar dicka. Nuk duhet t’i zhgenjejme tifozet. Objektivat e Interit jane te rendesishem sepse Interi ka historine dhe forcen e saj. Duhet te jemi ne lartesine e emocioneve qe te jep Interi. Nuk duhet te themi gjera te gabuara me te cilat pastaj gazetaret krijojne probleme”.

Per ate qe jane pritshmerite tua, cfare merkato duhet bere per te qene konkurrues dhe ambicioz: e njejte apo e ndryshme nga viti i kaluar?
“Klubi ka filluar te leviz mire por duhet te bejme kujdes me bilancet, futbolli ka ndryshuar. Nese me pare te jepnin nje penallti nuk kishte kthim prapa, tani po. Me pare mund te shpenzohej shuma qe deshiroje kurse tani duhet bere kujdes me rregullat. Duhet te vendosim numrat ne vend dhe te kurojme klubin sic e bejne te gjithe, per kete pune jane specialistet e kesaj fushe. Jane gjera qe i kemi trasheguar dhe duhet t’i respektojme. Kur numrat te jene ne rregull atehere mund te investojme por behet e veshtire kur permenden disa emra sikur vitin e kaluar qe nuk eshte e thene se do arrijne. Po ua lehtesoj pak pune, Rafinha dhe Cancelo tani nuk mund te blihen. Per me vone do te shohim. Cancelo na ka dhene dicka nga pjesa teknike, kurse Rafinha nga pjesa mentale sepse vjen nga nje klub i tille. Funksionon keshtu. Mund edhe te shpenzojme aq sa duam dhe pastaj te bejme nje baner ku shkruan: “Bilanci i Interit eshte gjithmone me i mire me Ausilon, Gardinin e Antonellon”. Eshte nje rruge tjeter e te berit punen. Varet se cfare rruge do te ndjekesh”.

Per t’u rritur akoma Icardi duhet te qendroj? Cfare mund te na thoni per kontraten tuaj?
“Varet nga vullneti i tij dhe te mbash ate qe nuk do te qendroj behet e veshtire. Nuk eshte kjo situata e tij megjithate. Eshte e qarte qe nese largohen lojtare te rendesishem atehere behet e veshtire te rritesh. Sa i perket kontrates sime gjithcka eshte mire dhe nuk do te ndryshonte asgje nese nuk do ishim ne Champions. Sepse nje kontrate ndertohet me objektivat, lojtaret, rezervat dhe 26 ore pune sepse duhen dy ore pune te jashtzakonshme. Klubi dje me ka thene se deshiron nje kontrate tjeter me mua. Kur di pergjegjesite e tua nuk shkon te firmosesh kontraten vetem per te marre pagen per dy vite me shume, por per te pasur rezultate. Kam nje kontrate edhe per vitin tjeter, pse gjithe ky nxitim?”.

Gjate sezonit keni thene qe ishte nje episod qe te ka bere te kuptosh qe Skriniar ishte shume i lidhur me Interin dhe pastaj ke thene qe kunder Beneventos ke pare qe dicka po ndryshonte. Na e shpjegon?
“Skriniar eshte nje lojtar i madh. Ka thene gjithmone qe deshiron te qendroj te Interi. Nese do te vihej ne diskutim do te zhgenjehesha ashtu si per lojtaret tjere, por do ishte nje zhgenjim maksimal. Sa i perket pikes se ktheses se sezonit kam gjetur ate qe nuk shkon, kam tentuar te gjej fjale per t’ua shpjeguar por nuk e kam bere dot. Pastaj kemi fituar nje ndeshje, duke luajtur keq por e kemi fituar. Pastaj jemi rinisur. Edhe ne pankine nuk kam pare me mendime si ato qe nuk do t’ia dalim dot ose jemi pafat. Pastaj me Lazion, ata e kane nisur forte por ne nuk jemi zbrapsur. Ka pasur momente ku kane komanduar ne disa pjese te fushes por ne kemi qene aty ne ndeshje, pastaj jemi organizuar dhe jemi nisur. Ata 20 minutat e fundit me Lazion duhet te jene nxemja e cdo ndeshje sezonin tjeter. Ajo do te bej diferencen. E keni pare Ranocchian? Ma keni fyer ne minuten e pare qe kam ardhur dhe une e njihja, derisa te jem ketu nese ai do te qendroj atehere do te qendroj. Sepse mentalisht eshte i forte. Eshte nje interist i vertete, interist me 100%”.

Ke bere te kuptosh qe vitin e kaluar pritshmerite ishin te larta per merkaton. Ishe pajtuar me objektivin? 
“Nuk jam pajtuar me asgje. Nga klubi nuk me kane dhene ne dispozicion ate qe kishin thene me pare. Pastaj eshte e qarte qe nuk mund te kthehem prapa. Ti (i drejtohet gazetarit) ke shkruar emrat qe pastaj nuk mund te arrinin. Pse? Sepse te pergjigjeshin dirigjentet ne telefon… Duhej te shkonim ne Champions, por ne kemi larguar tete lojtare dhe kemi marre gjashte. Eshte bere nje levizje jo e qelluar, pa zgjedhje te sakta. Pastaj ne nje pike eshte thene mjaft. Ka pasur raste ku une mund te thoja qe nuk pranoja me qe duhet te futemi ne Champions. Merkato e bere eshte e njejte me ate qe skuadra kishte si vlera sepse kane ardhur Vecino e Borja Valero por eshte larguar Kondogbia, jane te tre lojtare te medhenje. Tani i eshte vene nje klauzole prej 80 milione euro. E kam stervitur gjate mbremjeve ne menyre qe te qendronte sepse mendoja se ishte lojtar i mire, ketu tentohet te shkaterrohet lojtari. Pastaj eshte larguar Medel, Jovetic e Murillo, ka ardhur Skriniar dhe te mos ma prek askush. Nuk kemi bere nje merkato ku konfirmohej ajo qe thuhej dhe pastaj ishin 20 pike per t’u rekuperuar. Per juve ishte nje falimentim per neve jo”.

Por diten e pare na ke thene qe objektivi ishte Champions…
“Por duhej bere merkato. Ishin 150 milione euro per merkato, ashtu thuhej. Nuk ka shkuar keshtu. Une kam thene gjerat ashtu sic me ishin thene. Lojtaret kane qene te mire, ndonjehere ishim edhe ne veshtiresi numerike. Pastaj ka ardhur Lisandro Lopez por ka pasur ndeshje ku ai mund te bente diferencen”.

Sa i perket objektivit te sezonit te ardhshem, cfare permiresime mund te beni?
“Nga pikepamja e klasifikimit duhet te jemi ketu brenda, pastaj duhet te afrohemi me tjerat. Ne fillim flitej per merkaton e Milanit, pse duhej te arrinim detyrimisht para tyre? Atalanta, Lazio ishin perpara. Romen as qe e shihje. Profesionalisht jemi keta qe kemi kete klasifikim. Secili eshte ai per ate qe ben gjate dites”.

Si e keni nderruar Brozovicin?
” Ne pjesen e pare te sezonit e kam vendosur ne nje pozite ku e limitoja por pastaj meqe nuk kemi gjetur kualitetet qe na duheshin e kemi vene ne ate pozite ku eshte sot. Nje lojtar shume i forte, perfekt per ate rol. Na ka dhene nje dore te rendesishme edhe pse shihej si nje lojtar i dobet, qe nuk lufton, pa mentalitet. Ne ndeshjet e fundit nuk ka pasur edhe fat”.

Brozovic i vertete eshte ai i ndeshjes pas Napolit? Mendoni qe ka bere hapin e kualitetit apo keni dyshime per rendimentin e tij?
“Ne ate rol nuk do te kete probleme me rendimentin. Aty eshte i frote, ndihet i perfshire, i lumtur”.

Drejtuesit kane thene qe do te provojne te fitojne skudeton. Cfare merkato duhet?
“Eshte thene me pare, duhet merkato ne lartesine e atyre qe e fitojne. Nese jo atehere behet e veshtire. Duhet t’i bejme tifozet tane te lumtur, tifozi duhet mbrojtur, ashtu sic kane bere me neve ne momentet e veshtira. Kane qene afer neve kur nga jashte provonin te na hidhnin poshte. Edhe kur kemi humbur kane pare qe skuadra ka dhene gjithcka. Isha i qete pas ndeshjes me Sassuolon dhe para Crotone-Lazio u kam thene lojtareve ate qe mendoj, ishte edhe dirigjenca. Kjo sepse kam pare impenjimin, profesionalizmin dhe kualitetin human te madh te tyre, pervec lidhjes me keto ngjyra”.

E kemi pare sot se Ausilio ka takuar agjentin e Barellas. Eshte nje lojtar qe mund t’iu pelqej? Agjenti i tij eshte edhe agjenti i Nainggolan…
“Eshte momenti i tij, i ndodh te kete takime. Eshte puna e tij. E di mire se cilat jane gjerat qe duhet te bejme, pastaj eshte e qarte qe jane keta numra qe duhen rregulluar. Barella eshte nje lojtar i mire, edhe Nainggolan”.

Lautaro Martinez ka ardhur ne Milano…
“E kam pare vetem ne video por kush e njeh jane njerez te cileve mund t’u besosh. Eshte nje lojtar i forte, i rendesishem. Jemi te informuar per te sa i perket anes teknike, fizike etj”.

Ka pasur ndonje vendim te arbitrave qe ka vendosur gjate sezonit tuaj?
“Ne ndeshjen e fundit arbitri ka qene shume mire (Rocchi). I uroj te jete ne finalen e Boterorit meqe Italia nuk do te jete. Duhet te japim respekt dhe te marrim. Jemi ndeshkuar vetem dy here gjate sezonit per protesta, Perisic te faulli i Bonucchit ne derby dhe D’Ambrosio te faulli i Pjanic. Dhe vetem nje perjashtim: Vecino. Do te nisemi nga aty”.

Dje jeni qartesuar me dirigjentet mbi ate qe keni thene ne krahasim me sezonin e kaluar?
“Nuk ka asgje per t’u qartesuar. Duhet te jem i vemendshem se si flas per te mos krijuar probleme. Eshte ajo qe kam thene, klubi duhet te jete i kujdesshem me bilancin dhe pastaj me parate qe kemi do te bejme merkaton dhe do te shohim objektivin. Ajo qe eshte bere sezonin e kaluar eshte qe disa premtime nuk jane mbajtur. Ata qe flasin per skudeto duhet te dine se cfare po flasin. Nese askush nuk do e fitonte skudeton, ju do ishit me te lumturit sepse do te falimentonin te gjithe…”.

Nese klubi ju ve ne dispozicion nje tjeter lloj skuadra ne krahasim me objektivin, mund te ndryshoni ide rreth se ardhmes suaj?
“Do te them te verteten. jo si vitin e kaluar. Vitin e kaluar nuk kam thene te verteten. Kete vit jemi te gjithe te lumtur qe punojme se bashku”.

Duke pare veshtiresite per Cancelo e Rafinha, do te preferonit qe zevendesuesit t’i kishit menjehere apo jeni i gatshem te prisni deri ne gjysem te gushtit?
“Ka nje skadence. Nje jemi te mbulur ne pergjithesi si ekip por duhet te kompletohemi. Duhet te fillojme te punojme dhe te mbajme te gjitha dyert e hapura, edhe pse e shoh te veshtire per shkak te parave qe duhen per t’i blere”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.