Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti flet per here te pare per Modric dhe e pranon: “Blerja e tij? Une enderroj bashke me…“

Spalletti flet per here te pare per Modric dhe e pranon: “Blerja e tij? Une enderroj bashke me…“
Inter Club Staff

Tekniku zikalter Luciano Spalletti eshte ndalur ne mikrofonat e Sky Sport per te folur rreth fitores ne fund te miqesores kunder Lyon.

Luciano ka folur edhe per perforcimet ne skuadren zikalter:

“Ne cdo skuader nese luan nje lojtar athere nje tjer ne rolin e tij do qendroj ne stol. Nuk mund te luajne te gjithe lojtaret qe kemi ne dispozicion.”

“Lautaro? Ai luan fort, nuk leviz asnje centimeter e di te luaj me top. Eshte e qarte qe nuk mund te luaj ne pozicionin e Icardit dhe shpesh kthehet ne mesfushe per te kerkuar topin”.

Si kombinohen Icardi e Lautaro?

“Afer Icardit duhet te luaj dikush qe di te mbaj topin, te mbyll trekendesha e te krijoj me teper hapesira per kapitenin zikalter. Ne kete drejtim kemi vuajtur disi vitin qe shkoi. Tek rasti i golit ishte Mauro ai qe i hapi rrugen Lautaros”.

Dalbert?

“Disa here dhe e kemi sulmuar me teper sec duhet, ai po ben mire dhe po rritet me hapa te rendesishem. Tek rasti i golit krosi i tij ishte shume i sakte”.

Nainggolan?

“Mund te luaj ne te gjitha pozicionet e mesfushes, ka kualitet te madh dhe shume force. Ne disa ndeshje mund te shohim Icardin perpara, Lautaron pas tij si numer 10, ndersa Radja akoma me prapa per te qetesuar lojen”.

Mund te luaj Asamoah ne krah?

“Ndryshe nga Dalbert eshte nje lojtar me i matur. Di kur ta forcoj lojen e tij, e di kur te jap nje pasim qe qeteson lojen dhe i jep fryme skuadres. Dalbert akoma nuk eshte ne formen e tij me te mire, ka nje goditje mjaft te forte qe akoma nuk e keni pare”.

Modric?

“Klubi ka treguar qe punon ne menyre te rregullt e serioze. Drejtuesit zikalter po bejne gjithcka per ta permiresuar kete skuader. Eshte e qarte qe nje lojtar i ketij niveli do ishte i rendesishem per kedo, sidomos per ne. Une vazhdoj te enderroj, bashke me tifozet zikalter, por kemi disa rregulla per te zbatuar e do shohim cfare mund te ndodh. Mungojne akoma disa dite nga mbyllja e merkatos. Nese ne fund na vjen dhe Messi, do e pranoja me kenaqesi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.