Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Gagliardini do na mungojë. Karamoh gaboi, nuk duhet t’ja lejoje vetes qe…”

Spalletti: “Gagliardini do na mungojë. Karamoh gaboi, nuk duhet t’ja lejoje vetes qe…”
Rinor Sopaj

Pas tre xhirove shterpësi, Interi rigjen fitoren.

Skuadra zikaltër fiton me rezultat 4-0 kundër Cagliarit pas golave të shënuar nga Cancelo, Icardi, Brozovic e Perisic dhe momentalisht është në vendin e tretë në klasifikim, në pritje të ndeshjeve të nesërme të Lazios dhe Romës.

Në fund të ndeshjes, trajneri i zikaltërve Luciano Spalletti ka folur për Premium Sport:

“Ndeshje e përsosur? Po, pasi u sigurua rezultati ritmi i ndeshjes ishte korrekt.”

“Karamoh? Është një lojtar i fortë nga këndvështrimi i ndikimit në lojë dhe shpërthimit i cili të lë në vend, në finalizim, në ekuilibër dhe në arsyetim ka të njëjtat konotacione të lojtarit i cili ka ndikim të madh dhe që ndonjëherë bëhet e vështirë ta gjesh në skuadër.”

“Nuk duhet të bësh sjellje të gabuara. Nuk duhet ta godiste topin me thembër dhe këtë ia kanë thënë edhe shokët e skuadrës por edhe Castan. Ai gaboi ne ate rast por e rendesishme eshte ta kuptoje gabimin.” (e ka per rastin kur Karamoh goditi topin me thember, gjest qe u quajt talles nga kundershtaret)

“Gagliardini do na mungojë, i jep vazhdueshmëri lëvizjes së topit. Me Brozovicin përshtatej shumë mirë.”

“Karamoh ka kualitete që të luajë edhe si anësor edhe në mes të linjave, ndonjëherë humb ndonjë top në mënyrë banale dhe para portës duhet të përmirësohet.”

“Rafinha është një lojtar i cili di ku të vendoset në fushë, si anësor nuk ka karakteristika për të tejkaluar mbrojtësin.”

“Është një që i përshpejton aksionet, i arsyeton dhe ka këmbë të mira.”

“Gjithmonë kam menduar se një lojtar si Icardi nuk mund të jetë i kënaqur me mbrëmjen e sotme dhe mendoj se edhe ai mendon kështu, ka bërë mirë.”

“Duhet të mendojë për skuadrën, pastaj do bëj dyfishin. ”

“Ai e kërkon gjithmonë golin dhe shpesh qëndron pas mbrojtësve, ndërsa në qoftë se bën më shumë densitet në fushë bëhet i paparashikueshëm.”

“Sonte ka bërë mirë nga ky këndvështrim, nga ai i realizimit nuk besoj se është i kënaqur, për topat të cilët i kanë ardhur. Dëshiron t’i marrë në shtëpi të gjithë numrat që i dalin përpara”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.