Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti i habit te gjithe: “Ja pse nuk e futa De Vrij dje. E verteta eshte se nuk doja qe…”

Spalletti i habit te gjithe: “Ja pse nuk e futa De Vrij dje. E verteta eshte se nuk doja qe…”
Inter Club Staff

Sa shume ndryshojne gjerat ne pak muaj ne shtepine Inter. 

Nese shikojme ne te kaluaren, do te shohim nje Inter si sot nje vit me pare qe nuk kishte nje mbrojtes zevendesues.

E mbani mend emergjencen? Prandaj u ble edhe Lisandro Lopez ne muajin janar, pikerisht per te mbuluar kete repart qe ishte per rreth 5 muaj totalisht i zbuluar dhe pa edhe Danilo D’Ambrosion disa here ne fushe si mbrojtes qendre.

Por ja tek jemi, tek ndeshja e djeshme me Lazio ku Spalletti kishte luksin qe te linte jashte nje nga mbrojtesat me te mire ne Serie A me motivin se “eshte nje djalosh i ndjeshem”.

Po flasim per De Vrij, qe sipas asaj qe tha Spalletti dje, do ti vuante shume vershellimat duke pare te kaluaren e tij dhe nuk deshironte ta turbullonte fare lojtarin.

Keto ishin fjalet e Spallettit pas ndeshjes: 

“Per mua nuk ishte nevoja te fusja De Vrij dhe ta vershellente i gjithe stadiumi.”

“Ai eshte nje djalosh shume i ndjeshem dhe njerezor deri ne pafundesi. Nuk doja qe ta fusja ne nje fushe ku gjendja shpirterore nuk do te ishte nder me te mirat.”

“Une fus gjithmone lojtaret qe na japin mundesi dhe na vene ne kushte per ta luajtur sa me mire ndeshjen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.