Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,472 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti i rende: “Nese nuk shesim, Rafinha dhe Cancelo kthehen andej nga kane ardhur. Per ti blere…”

Spalletti i rende: “Nese nuk shesim, Rafinha dhe Cancelo kthehen andej nga kane ardhur. Per ti blere…”
Inter Club Staff

lerja e Joao Cancelo dhe Rafinhes vertete nuk jane aspak te sigurta.

Ka qene Luciano Spalletti personi i radhes tek Interi qe e ka pranuar.

Por aktivizimi i te drejtes  se blerjes per brazilianin dhe portugezin shqeteson jo vetem Piero Ausilion por edhe te gjithe tifozet e Interit.

Luciano Spalletti i vetedijshem per kte, ka folur per pamundesine e Interit per momentin ne sigurimin e parave per blerjen e dy lojtareve te cilet mund te rikthehen tek Valencia dhe tek Barcelona.

Kete here tekniku zikalter ka folur qarte: pa shitje, nuk mund te behet dot asnje ne merkato.

Ja fjalet e Spallettit:

“Kam folur mire me drejtorin sportiv perpara ndeshjes, Rafinha dhe Cancelo jane ne huazim dhe do te rikthehen tek skuadrat nga ku jane huazuar.”

“Kushtojne shume, ne kemi disa rregulla qe na ndalojne ti blejme.”

“Nuk kemi mundesi reale ti blejme, duhen bere blerje qe te blihen.”

“Dhe keto vleresime behen te gjitha bashke, jo nje e nga nje.”

“E ardhmja ime? Une kam nje kontrate ketu, keshtu nuk kam probleme. Duhet pyetur Interi nese do me mbaje.”

“Mauri nderkohe, me duket se e ka shprehur disa here deshiren e tij.”

“Un nuk kam asnje dyshim per te ardhmen e tij, ai gjendet mire ne Milano dhe tek kjo skuader, me keta tifoze.”

“Pavarsisht kesaj, ndonjehere ndodh te mos jesh po aq i zoti sa ke qene gjate sezonit e te gabosh ne ndeshje te caktuara”, ka thene dje Spalletti per Rai Sport.

Fjale shume te hidhura nga ai qe ne nje fare menyre i jep lamtumiren Rafinhas dhe Cancelos.

Ku i dihet, mbase Spalletti ka folur per nje situate ku Interi nuk do te kualifikohej dot ne Champions, por gjithcka mbetet per tu pare. Aktualisht, shpresat jane shume te pakta…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.