Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,275 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Icardi, do te qartesojme ne ditet e ardhshme: tani mendjen tek Rapid. Nese do te luaje…”

Spalletti: “Icardi, do te qartesojme ne ditet e ardhshme: tani mendjen tek Rapid. Nese do te luaje…”
Inter Club Staff

Sot ka qene dita e termetit Icardi dhe Luciano Spalletti ka qene protagonist i konferences per shtyp ne prag te ndeshjes se 1/16 te Europa League kunder Rapid Vienna. 

Ekziston ndonje skuader Italiane qe do e krahasoje si loje me ate qe ben Rapid Vienna?

“Ne nivel taktik jane shume sepse 4-2-3-1 eshte shume i perdorur ne Itali. Ata jane shume te rregullt ne fushe. Rapidi eshte nje skuader e kujdesshme dhe e dine se cfare objektivi duhet te kapin. Eshte nje skuader me karakter sepse ndryshe sdo te fitonte dot ne shtepine e Spartak Moskes, fushe qe e njoh shume mire. Kane kaluar nje grup shume te veshtire. I bejme komplimenta por ne kemi ardhur per te fituar. Duhet te sillemi shume mire ne fushe.

Pse i eshte hequr shiriti Icardit? Dhe a shpjegon dot pse ai ka refuzuar te grumbullohet per ndeshjen e neserme, gje qe eshte shume e rende?

“Ne kemi nje ndeshje shume te rendesishme perpara dhe kane ndodhur disa situata qe nuk do te donim te kishin ndodhur. E gjithe vemendja jone eshte vendosur ne kete ndeshje. Por kjo qe thate ju ka qene nje zgjedhje shume e veshtire dhe e dhimbshme per tu bere sepse dihet vlera qe ka per Interin tashne ish-kapiteni i skuadres. Por eshte nje vendim qe e kemi marre me te gjithe komponentet e klubit dhe qe eshte bere vetem per te miren e Interi ne 360 grade. Vetem e vetem per te miren e Interit. Pastaj kjo eshte edhe nje pergjigje per gjithcka cfare u perfol pas Parmes ku fjalet e mia u keqinterpretuan: une nuk merem me kontrata, por ishte e dukshme qe kishte disa gjera qe duheshin rregulluar sepse edhe reagimi i sotshem e tregon kete gje. Si pasoje, keto gjera e kane vene dhe vazhdojne ta vene skuadren ne nje pozicion aspak te mire dhe tek kjo skuader ai ka qene kapiten. Tani duhet kaluar tek diskutimi i asaj qe do te ndodhe ne fushe. Te gjitha mendimet tona jane aty. Ne ditet e ardhshme do te qartesojme gjithcka nepermjet drejtorit tone (Marotta) dhe me pas do te flasin edhe te tjeret. Per mua mbaron ketu.”

Icardi nuk vjen ne Viene sepse i erdhi keq per vendimin?

“E ka zgjedhur ai te mos vije por une e kam grumbulluar normalisht. Nuk ka me shiritin e kapitenit dhe i kemi thene per cfare motivesh ka ndodhur jkjo dhe me pas per sa i perket grumbullimit eshte nje diskutim tjeter: ai na ka komunikuar qe nuk do te marre pjese ne kete transferte. Nuk ja ndjente te ishte pjese? Se di, ma thuaj ti kete nese eshte keshtu… (duke ju drejtuar gazetarit).”

Kjo zgjedhje e tij a mund te sjelle denime apo pasoja te tjera? 

“Jane arsyetime qe behen me vone por nuk ndryshon asgje kjo ne ate qe Icardi perfaqeson per Interin. Neser do te kemi ne fushe nje si Lautaro Martinez me pseudonim “Demi” i cili nuk eshte aspak rastesor ne kete rol duke qene se ka hyre gjithmone ne fushe me deshiren per te bere detyren e tij gjithmone. Presim shume nga ai dhe nga te tjeret.”

E gjithe kjo situate eshte krijuar nga sjellja e Icardit apo nga fjalet e agjentes? 

“Shikoj qe jeni shume te interesuar per ndeshjen, me behet qefi… Topi eshte i rrumbullaket, fusha ne forme drejtkendeshi dhe deri sa nuk do te ndryshojne permasat e saj, 4-2-3-1 eshte nje formacion perfekt per skuadren tone.”

Kemi akoma pyetje per shiritin nese eshte e mundur…

“Nuk eshte e mundur, nuk mund te meren 100 pyetje per dicka qe ska lidhje me ndeshjen. Duhet te hedhim aty shikimin, une kam detyre qe te respektoj interistat, publikun. Gjate javes do te flitet per gjithcka qe doni ju. Por sot duhet ti japim rendesine e duhur ndeshjes. Pastaj e di qe ti je shume i kujdesshem, ke qene keshtu edhe ne Rome e pastaj me ke ndjekur edhe ne Milano sepse je i afeksionuar me mua dhe vazhdon te shkruash gjera te bukura per mua dhe per poziten time tek Interi (i drejtohet gazetarit Spalletti ne menyre ironike). Ne kete moment ama duhet te jesh i duruar dhe te flasesh per futboll. Edhe ti e di qe je me i afte te flasesh per futboll se sa per gjera te tjera. Sepse here pas here krijon konfuzion ti…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.