Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Icardi dhe Perisic shenojne? Shume mire, por merita eshte e dikujt tjeter…”

Spalletti: “Icardi dhe Perisic shenojne? Shume mire, por merita eshte e dikujt tjeter…”
  • On 22/04/2018, 17:56

Inter fiton dhe vuan ne finale e takimit, por ne fund te fundit mer ate cka eshte me e rendesishme, 3 piket.

Luciano Spalletti eshte ndalur per te folur ne mikrofonat e Premium Sport:

Duhej patjeter ndeshje shume e mire e Icardi e Perisic per te mposhtur Chievon e cila kerkon pike per shpetim. Ndoshta faza e fundit ka nervozuar?

“Mauro e Ivan jane te rendesishem per skuadren, por kur shoket ta sjellin topin perpara portes nuk eshte shume e veshtire ta shtysh ne rrjete, merita i takon atyre qe e cojne topin atje. Mauro eshte i forte, jemi ne kete pozicion per meriten e golat e tij por edhe te Ivan. Ne finale vuajtem disi”.

Eshte e mundur qe ndeshja kunder Lazios te jete decizive?

“Nuk e di, di qe te gjitha jane te rendesishme, ndoshta ne dy ndeshjet e ardhshme njera fiton 6 pike e njera fiton vetem 1 keshtu qe nuk ka rendesi ndeshja e fundit. Ne keto ndeshje duhet karakter, te mbash mire topin, mos ta humbesh e te kesh kurajo per te luajtur”.

Cfare rezultati deshironit sot?

“Mua me pelqen, sidomos kur shikoj entuziazmin e tifozeve te Napolit, kjo eshte bukuria e futbollit”.

Ndeshjet e ardhshme duhen fituar? Ju shqeteson kalendari?

“Te veshtira jane te gjitha ndeshjet, mjafton te shohim se me cilat skuadra kemi humbur me shume pike. Duhet te jemi ne gjendje ti fitojme te gjitha, nuk eshte e lehte por duhet te jemi mentalisht te pergatitur per te fituar”.

Rafinha sot dha mjaft kualitet. Mund te permiresohet?

“Ka bere nje ndeshje te madhe, sidomos kur ndihmonte skuadren per te dal nga mbrojtja drejt sulmit. Bashke me Brozovic kane bere nje ndeshje perfekte, na kane ndihmuar shume”.

Cfare i mungon Interit per te ulur diferencen me Juve e Napoli?

“Ne me kete skuader kemi filluar kete vit te punojme. Mund te permiresohemi te gjithe, kemi pare potenciale te rendesishme. Nuk eshte e lehte te zgjedhesh, tani lojtaret po integrohen mire ne skuader dhe po tregohen profesionist te vertete”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.