Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

893 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Icardi? Ja dy kushtet qe duhen plotesuar qe ai te largohet. Por une dhe Ausilio kemi…”

Spalletti: “Icardi? Ja dy kushtet qe duhen plotesuar qe ai te largohet. Por une dhe Ausilio kemi…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka publikuar sot ne faqet e saj deklaratat e Luciano Spallettit qe ka qene dje i ftuar ne Perugia per nje debat mbi futbollin.

Te shumta kane qene argumentat e prekura nga tranjeri i Interit, qe tek merkato deri tek sezoni i ardhshem.

ICARDI – “Une jam nje tranjer qe cdo darke flas me drejtorin sportiv Piero Ausilio qe me tregon si po shkojne gjerat, nese ka gjera qe mund te behen nga ne apo nese ndonje gje varet nga ne. Kur jemi takuar per here te fundit kemi organizuar te ardhmen dhe e ardhmja jone eshte programuar me Mauro Icardin si numri 9. Ne sezonin e ardhshem do te beje me shume gola se kete sezon, prandaj te gjejme dike tjeter qe te beje po aq gola sa ai eshte shume e veshtire. Por nese vjen dikush, te paguan klauzolen prej 110 milione eurosh dhe lojtari do te largohet, nuk pyet njeri me per mendimin tim, as te Ausilios dhe as te Interit, behet ajo qe parashikohet ne kontrate. Keto jane dy kushtet.”

FITORJA NE OLIMPICO “Djemte me kane bere qe te shikoj nje maturitet qe me ka surprizuar. Jam ndjere mire me ta, kam perfituar edhe une shume duke mesuar shume gjera. Kam derguar para nje ide dhe ata me kane ndjekur, jane pergjigjur pozitivisht ne fushe edhe pas asaj periudhe te veshtire qe ka qene e komplikuar. Kane ndalur ne vend ama, pa leshuar asnje centimeter per bluzen.”

KAMPIONATI – “Kemi ende pike per te rekuperuar ndaj skuadrave perpara nesh. Per meriten tone jemi aty aty me Romen, por ato me lart jane skuadra me te forta. E kane treguar edhe ne Champions, kur luajne ndeshje ne Europe ne ate pike vlen mentaliteti, por duhen edhe lojtare te forte. Edhe Roma ka bere te shikojme se ka nje skuader te forte dhe tranjer te forte.”

SERIE A E RE – “Imagjinoj nje kampionat si ai i ketij viti, sepse ka forca qe vlejne njera-tjetren. Shikoj Atalanten, Lazion dhe Milanin qe do te luftojne per me lart. Pastaj eshte gjithmone nje tranjer qe di te organizoje mire nje skuader dhe arrin ti krijoje veshtiresi skuadrave te forta. Shikoni per shembull Marco Giampaolo me Sampdorian. Ne mezi po presim, do te bejme maksimumin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.