Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 19, 2019

Scroll to top

Top

878 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Interi i shendoshur? Jo, stervis nje skuader qe ndonjehere thjesht nuk i tregon te gjitha kualitetet”

Spalletti: “Interi i shendoshur? Jo, stervis nje skuader qe ndonjehere thjesht nuk i tregon te gjitha kualitetet”
Bujar Berishaj

Pas fitores se paster kunder Hellas Veronas, Luciano Spalletti per Mediaset Premium analizon ndeshjen e sotme:

“Kemi pasur nje impakt te forte dhe korrekt mbi ndeshjen, ishte ajo qe duhej te benim per te mos shpenzuar shume energji. Pastaj kemi mundur ta kontrollojme mire ndeshjen, gjithcka mire pervec ndonje finalizimi te gabuar. Verona na linte disa hapesira qe mund t’i shfrytezonim me mire. Icardi si te gjithe lojtaret tjere ne kete pike te kampionatit ka akumuluar pak lodhje, e kam zevendesuar edhe pse ai deshironte te luante dhe te ndihmonte ekipin akoma por s’kam dashur te rrezikoj. Interi i shendoshur? Absolutisht jo, jemi nje skuader qe ndonjehere nuk eshte ne momentin e saj, gabon ne ndonje ndeshje por duhet te kemi deshiren dhe te punojme dite pas dite”.

Misteri zikalter vazhdon akoma: “Stervis nje skuader te forte qe ne ndonje moment humb kualitetin qe ka dhe nuk e shfaq teresisht, pastaj duhet te gjej nje menyre qe te gjithe mund te ndihen te perfshire dhe te japin me te miren. Nese ne fund do te pasonim dy-tre topa me mire do te kishim shenuar akoma, nenkuptoj kete. Kemi bere gol ne moment te veshtire dhe kemi gabuar kur gjithcka ishte ne favorin tone, e kunderta me pak fjale. Kam nje staff kompetent te perbere nga trajner te nivelit tim, punohet mbi situata per te propozuar gjithmone dicka te re dhe nxitese per lojtaret. Nuk e kemi humbur kurre rrugen, ka pasur periudha pa fitore ku kemi gabuar dicka, por humbje ka pasur pak, goal te pesuar pak. Duhej te benim dicka ndryshe ne sulm, ne finalizim”.

Ne fund, Spalletti flet edhe per derbyn duke thene: “Do te provojme te fitojme ashtu sic do te bej Milani sepse mund te vendos shume, perballen dy skuadra te forta qe do te luftojne haptazi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.