Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ja cfare kerkoj me se shumti nga skuadra. Por kam disa fjale edhe per Icardin…”

Spalletti: “Ja cfare kerkoj me se shumti nga skuadra. Por kam disa fjale edhe per Icardin…”
Inter Club Staff

Pas fitores ekzaltuese kunder Tottenham, Interi duhet te rikthehet tek fitoret tashme ne Kampionat ku ka vetem 4 pike ne 4 ndeshje. 

E keshtu, neser zikalterit e Spallettit do te zbresin ne fushe kunder Sampdorias se Giampaolis.

Pak minuta me pare Luciano Spalletti ka folur ne konferencen tradicionale per shtyp dhe keto kane qene fjalet e tij:

ENTUZIAZMI – “Nese arrin te fitosh keto ndeshje del i perforcuar dhe do te thote se lojtaret jane. Problemi eshte qe te kesh bindjen se i ke menyrat per te fituar. Duhet te perfitojme nga entuziazmi i nje fitoreje te tille. Kemi marre nje bonus dhe neser mund te shtohet akoma me shume. Nese arrijme te fitojme edhe neser do te vleje me shume se sa thjesht dy fitore dosido.”

KARAKTERI – “Gjeja fondamentale ne kete mes eshte karakteri, shpirti i skuadres. Ekzistonte rreziku qe te kishim nje moment jo edhe ne Europe, por jo, patem ekuiliber dhe ja dolem. Luajtem me personalitet, si te barabarte duke i sulmuar here pas here kundershtaret. Ky eshte karakteri qe dua te shikoj gjithmone, pa pauza.”

PUNA – “Kam nje rol te rendesishem dhe shume pergjegjesi mbi vete sepse mua me takon te kujdesem per gjithcka dhe per menyren se si stervitet gjithesecili. Nese mendojme per disa ndeshje, e sigurt qe nuk jemi te kenaqur. Por nese mendoj se si kemi punuar, shoh nje profesionalitet teper te madh. Ka gjithmone rregulla per tu respektuar ne kete pune. Ndeshjet e aferta dhe kundershtaret e forte do te na krijojne jo pak veshtiresi, por te mos e humbasim perqendrimin. Kemi nje popull nga mbrapa qe ka priteshmeri per ne.”

ICARDI – “Perfshirja e tij me e madhe duhet te jete gjithmone dhe eshte e qarte qe duhet te beje levizje qe ti hape rrugen edhe skuadres. Duhet te ndihmoje skuadren dhe skuadra ate. Nje futbollisti te madh i sherbejne pak minuta talent per te zgjidhur nje ndeshje ndersa nje skuadre i nevojiten 95 minuta sakrifice per te arritur nje rezultat.”

KTHIMI I FAQES – “Ne keto dite pushimi nuk e di se sa kemi pushuar vertete. Kam lexuar intervistat e disa lojtareve te medhenj boteror qe tregonin se sa ishin konsumuar ne boteror dhe kjo eshte e vertete, ndeshje si ajo me Tottenham te shterojne energjite. Ata qe kane luajtur, jam munduar ti le pak me shume pushim se te tjeret por zgjedhjet do i bej neser. Gjithesesi ajo qe binte ne dukje ne Appiano ishin fytyrat me te qeta ne krahasim me javet e kalura. Por nuk jetohet vetem me rezultatin e para dy diteve, duhen edhe te tjera tani me radhe. Duhet te punojme per te bere qe puna jone te vlersohet edhe ne fundjave, kur ne loje jane piket.”

TOTTI – “Do ta lexoj librin dhe pastaj do te flas per te. Nuk flas tani, kemi nje ndeshje te rendesishme.”

VAZHDIMESIA – “Dua te arrij qe nga ndeshje te tilla te kemi besim tek vetja jone se mund te arrijme gjithmone te fitojme. Kemi nisur mire ndeshjen, beme loje por ne nje moment pesuam gol. Por fakti qe nuk u dorezuam eshte per tu vleresuar shume. Kemi tentuar qe te shtyme akoma me shume minute pas minute dhe ja dolem. Ta shohim ndeshjen ndaj Tottenham si nje shembull i mire.”

TELEKRONIKA E SKY – “Duhet ti vi turp sepse nuk mund te tregohet ajo mungese respekti gazetareve italiane qe benin tifozllik per Tottenham…”

“Ndeshja ka qene spektakolare, ata jane perfshire ne realitet, e jetuan momentin dhe kane bere te njejten gje qe kane bere me cdo skuader tjeter.”

“E verteta eshte se kane bere nje telekronike spektakolare dhe ne minutat e fundit kane futur nje emocion te papare edhe per personat qe nuk ishin ne stadium.”

“Prandaj duhet ti bejme komplimenta njerezve qe jane profesioniste te vertete dhe qe japin dicka me shume nga vetja per ta ndjere te gjithe ate emocion.”

PERISIC – “Sipas meje nuk ka luajtur keq me Tottenham. Nga aspekti i distancave dhe shpejtesia eshte nje nga me te miret qe kemi ne fushe ne. Por fakti se ska bere ndonje gje per tu mbajtur mend, nuk mund te thuash se nuk luajti mire. Mendoj se luajti mire si te tjeret.”

KUALITETI DHE A NDIHET MUNGESA E RAFINHA DHE CANCELO – “Cancelo dhe Rafinhen i falenderojme per kualitetin dhe disponibilitetin qe na dhane vitin e kaluar, por nuk i mernim dot dhe pike. I kemi zevendesuar me lojtare te medhenj. Tani kemi ato karaktersistika por ne lojtare te tjere.”

JOAO MARIO – “Me vjen mire qe Joao Mario ka dhene ate interviste dje. Ne kete menyre ai mund te gjeje qetesi dhe te luaje me kthjelltesi. Eshte ne gjendje optimale dhe nese arrin ta kotrolloje mire topin behet shume i rendesishem per ne. Mesfushor i avancuar apo ne krah ai eshte dikush qe jeton me topin. E vleresoj entuziazmin tek nje lojtar si ai.”

SKRINIAR – “Si mbrojtes krahu ka luajtur shume mire, ishte jasht roli mos harroni. Duhet te sulmoje me shume hapsira kur luan atje, por ka karakteristika te tjera ai dhe beri shume mire ama. Nuk u kalua asnjehere nga kundershtaret. Ne pjesen e dyte me pas u vu ne veshtiresi, por secilit i ndodh sidomos kur vjen dikush me i fresket nga stoli. Por ka cilesi te padiskutueshme.”

SAMPDORIA – “Kam nje stime te madhe per punen e Giampaolos sepse eshte nje tranjer modern. Tani po ben shume mire dhe futbolli i tij eshte i bukur. Eshte nje skuader qe eshte ndertuar prej se largu. Por une neser do te doja te takoja edhe nje njeri tejter: Sabatinin. Me kane thene qe eshte ne sherim e siper por do te isha shume i lumtur ta perqafoja neser.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.