Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,105 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ja cfare ndodh nese Icardi largohet. Rinovimi im, De Vrij, Martinez e Asamoah…”

Spalletti: “Ja cfare ndodh nese Icardi largohet. Rinovimi im, De Vrij, Martinez e Asamoah…”
Bujar Berishaj

I intervistuar gjate nje eventi te mbajtur ne Firenze, trajneri i Interit, Luciano Spalletti eshte ndalur duke folur per gazetaret.

Qe nga Interi e deri te ardhmja e Mauro Icardit, duke kaluar edhe neper momentin e Kombetares Italiane, keto jane fjalet e tij:

Rreth momentit te Italise: “Mancini ka bere eksperienca te rendesishme dhe me eshte dukur shume i vendosur per te mbuluar kete rol qe eshte treguar jo shume komod nese shohim me heret. Ka treguar deshire te madhe per te ndihmuar Italine ne kete moment veshtiresie”.

Sa i perket rikthimit te Interit ne Champions: “Duhet te fillojme te punojme. Shume nga lojtaret e mi nuk kane luajtur ne ndeshje te tilla. Kur arrin e ndjen menjehere rendesine qe kane. Kur nuk mesohesh te luash ndeshje te tilla mund te bej qe te behen gabime qe zakonisht nuk behen. Interi nuk eshte mesuar dhe duhet te pregaditemi mire, edhe emocionalisht”.

Mbi te ardhmen e Mauro Icardi: “Ne merkato ka klubet qe ne nje mengjes vendosin te marrin nje lojtar, te vijne ne shtepi dhe ta marrin. Por eshte e qarte qe nje lojtar i tille do duhej te zevendesohej. Icardi megjithate nuk jep asnje simptome largimi dhe kjo eshte e rendesishme. Nese paguajne 110 milione per klauzolen e tij, atehere marrim nje sulmues tjeter. Nuk e di nese do te ishte i nivelit te tij. Me Icardin mund te bejme gjera te medha”.

Rreth sezonit dhe merkatos se Interit: “Kemi bere hapin e kualitetit, edhe pse jo te gjithe jane te vetdijshem. De Vrij, Lautaro e Asamoah tregojne qe dirigjentet tane jane te vemendshem dhe synojne te perforcojne Interin. Jane tre lojtare te medhenje, te gatshem. Pastaj fakti qe Icardi ka shkuar ne aeroport eshte e rendesishme per te dy”.

Rinovimi me Interin: “Une kam nje kontrate, nuk ka ndonje te re rreth rinovimit, por eshte e njejta gje. Ka kohe. Vullneti im eshte te qendroj, vullneti i Interit eshte te me mbaj. S’ka asnje problem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.