Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

689 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ja pse per momentin Lautaro nuk mund te luaje dot bashke me Icardin ne formacion…”

Spalletti: “Ja pse per momentin Lautaro nuk mund te luaje dot bashke me Icardin ne formacion…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez dje ka qene nje nga surprizat me te bukura te Interit ne fushen e lojes.

Per hir te vertetes surprize ishte edhe fakti qe ai e nisi si titullar duke pare se ne stil u ul Mauro Icardi por Spalletti ka dashur te lere pushim gjysmen e skuadres ne prag te ndeshjes se Champions League ndaj PSV e keshtu ka qene radha e argjentinasit te vogel te zevendesoje Mauriton.

Paraqitja e tij ka qene e nje niveli teper te larte sa ai debutoi ne Meazza nga minuta e pare me nje gol pas nje krosimi teper te sakte te Dalbert duke i dhene Interit avantazhin e perkohshem.

Por pyetja qe te gjithe tifozet zikalter por edhe shume gazetare te sportit kane bere ka qene: A mund te luaje Lautaro me Icardin?

Kesaj pyetje ka tentuar ti jape nje pergjigje Spalletti dje pas ndeshjes ne konferencen per shtyp.

“Ka dite tashme qe ma beni kete pyetje. A mund te luaje Lautaro dhe Icardi bashke, si mund te luajne ata bashke e keshtu me radhe.”

“E verteta eshte qe ata mund te luajne bashke. Ata kane luajtur bashke madje, apo jo?”

“Te gjithe e kemi pare qe ne fushe kane qene te dy ne me shum se nje rast. Jemi dakort ketu?

“Por ne kete moment, ata jane dy lojtare te zones se 16 metershit qe presin topin nga shoket e skuadres dhe per momentin kjo skuader dy lojtare te tille ne loje nuk mund ti kete. Me vone te shohim por per momentin jo. Keshtu prishen ekuilibrat per ne do te veshtiresoheshin gjerat ne ndertim. Por te gjithe do te kene mundesite e tyre per te luajtur.”

Keto kane qene fjalet e tranjerit zikalter qe per here te pare ka bere me dije se per momentin nuk mendon qe te luaje me nje formacion me te dy argjentinasit ne fushe e kjo eshte per shkak se ata jane sulmuesa te pare te dy pavarsisht provave per te futur Lautaron me prapa ne fushe si nje 10.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.