Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

947 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Jeni jo te ndershem, Gagliardinit i keni vene kryq ju, jo une. Shume ndeshje? Degjoni…”

Spalletti: “Jeni jo te ndershem, Gagliardinit i keni vene kryq ju, jo une. Shume ndeshje? Degjoni…”
Inter Club Staff

APPIANO GENTILE – Sot Luciano Spalletti ka dhene konferencen e perhershme perpara nje ndeshjeje.

Neser ne oren 15:00 zikalterit do te perballen me Parmen dhe keto kane qene fjalet e tij per ndeshjen por jo vetem:

TURNOVER – “Champions eshte keshtu, duhet te pergatitesh per te luajtur shume ndeshje dhe duhet te pergatitesh te nderrosh edhe lojtare per ti lejuar disave te pushojne. Kemi nje numer te mire lojtaresh qe mund te perballen edhe me keto ndeshje kaq te afruara. Eshte e qarte qe vleresimet do te behen ndeshje pas ndeshje por edhe ne baze te gjendjes fizike dhe entuziazmit te secilit. Pres nje deshire te madhe per te luajtur por edhe entuziazem. Do te kete me siguri edhe ngarkim emocional pervec atij fizik, por duhet tja dalim.”

GABIME PER TU EVITUAR – “Pres qe duke pasur nje numer te larte lojtaresh ne dispozicion, ata do te me japin te gjithe kontributin e tyre sa here te therriten per te bere detyren. Presim shum prej te gjitehve. Sigurisht duam te evitojme qe te kemi frike ta gjerat e reja. Duhet te jemi te bindur per cilesite tona edhe per kalimin e turnit.”

PARMA, GERVINHO DHE MBAJTJA E TOPIT – “Parma do te luaje me nje entuziazem te madh, eshte nje klub qe ka pasur dite te lavdishme por edhe tani ka lojtare te rendesishem si Bruno Alves, Inglese qe mund edhe te ne penalizojne. Gervinho? Eshte nje njeri qe duhet te kemi shume kujdes sepse eshte teper i rrezikshem ne kundersulme. Do te duhet nje ekuiliber perfekt nga ana jone. Mbi mbajtjen e topit kemi punuar shume. Eshte nje komponent qe te ben te humbasesh ekuiliber ai.”

LIBRI I TOTTIT – “Nuk kam qene i ftuar? Do i bej nje surprize. Sigurisht qe do e lexoj, sepse fundja pse nuk duhet ta lexoj? Nese nuk jam ftuar, me vjen keq, por zgjedhjet se ke fton duhet ti beje ai.”

NAINGGOLAN – “Eshte nje futbollist i forte, prej Interi. Kemi shume tani lotjare prej Interi. Te gjithe jane te forte sepse ndryshe nuk luan dot me Interin nese nuk je i forte sot. Ndonjehere juve ju ben pershtypje vetem kur bejne gola lojtaret, por une shoh cdo detaj ne fushe. Ai ka ende per te permiresuar. Mbetet nje njeri qe mund te beje diferencen.”

LAUTARO DHE ROLI – “Ai po sherohet por do te vleresohet dite pas dite. Nuk jami ende ne gjendje te themi per sa kohe do te rukthehet, por te kthehet shume shpejt e shikoj te veshtire. Jane probleme muskulare qe duan kohen e tyre te sherohen sepse pastaj mund te behen kronike. Pozicioni ne fushe? Nuk mund te luajne 22 lojtare ne fushe, duhen bere disa ndryshime. Keshtu kemi bere dhe per Champions.

LISTA CHAMPIONS – “Cdo dite lexoj se si Spalletti i vuri kryqin Gagliardinit per ne Champions por une kisha mundesi te zgjidhja vetem 22 dhe nderkohe nga ata 22, per 3 vende ishin ne gare 6 lojtare per shkak te kostos se tyre dhe FPF: Mua mu desh te zgjidhja tre ndermjet Dalbert, Vecino, Gagliardini, Joao Mario, Skriniar dhe Nainggolan. Duhet te zgjidhja vetem tre. Gagliardini eshte nje lojtar i madh, nuk iu ve une kryq. Por te gjitha i krijoni ju keto situata. Gagliardini do te jete ne fushe neser madje.”

JOAO MARIO – “Mund te gjeje hapsira si te gjithe lojtaret e tjere. Do te kete edhe ai mundesite e veta.”

DEMTIMET – “Nuk kane qene shume te demtuarit tani por me shume ka ndikuar edhe boterori sepse ai na ka sjelle me shume probleme me disa lojtare qe jane pergatitur me vonese. Por jane probleme qe mund te rregullohen. Problemi eshte qe nuk duhet te leme pike rruges, per kete me vjen keq. Por me demtimet tashme nuk ka ndonje problem per tu theksuar, jane dicka qe ndodh shpesh here ne futboll.”

PASOJAT – “Ndeshja ndaj Parmes eshte shume e rendesishme. Mendimi qe te shkon Tottenham eshte i pranueshem, por neser kemi nje ndeshje per te fituar me cdo kusht e duhet ta bejme kete duke bindur, duke luajtur bukur, duke treguar personalitet. Na duhen ato tre pike. Nese ne oren 14:00 do te them formacionin dhe me pas i takon fushes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.