Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Juve? Te barabarte ne fushe. Per Nainggolan ka lajme te keqija. Marotta? Atij i them se…”

Spalletti: “Juve? Te barabarte ne fushe. Per Nainggolan ka lajme te keqija. Marotta? Atij i them se…”
Inter Club Staff

APPIANO GENTILE – Nje ndeshje e madhe ajo neser. Zikalterit do te luajne ndaj Juventusit diten e neserme dhe perballe Spallettit do te jete Massimiliano Allegri.

Sot tekniku zikalter ka dale perballe mediave ne qendren sportive zikalter per te folur per ndeshje ne djeshme.

Keto kane qene fjalet e tranjerit te Interit pas pyetjeve te tifozeve ne facebook:

“Prag Juventus-Inter, si po shkojm ne kete ndeshje? Ne menyren me te mire te mundshme. Nga analizat qe kemi bere pas cdo stervitje shohim qe jemi ne maksimumin tone fizik dhe mental.”

“Eshte nje ndeshje e vecante, ata do te luajne pa asnje presion ndersa ne mund te ngushtojme klasifikimin. Ndeshja me Romen? Te gjitha ndeshjet te tregojne se mund te punosh akoma me shume per te ardhmen.”

“Me Juventusin ndeshje e veshtire, por jo gjithmone fiton ndeshjen skuadra qe dominon por duhen shfrytezuar edhe episodet dhe repartet duhet te luajne shume mire. Duhet ta luajme mire kete ndeshje dhe duhet te djersisim ne fushe. Me ndeshje si keto mund te rritesh vetem.”

Me pas kalohet tek pyetjet nga gazetaret ne sallen e konferencave: 

“Ne si Inter paraqitemi si gjithmone neper ndeshje me te njejten sjellje. Une sjell siguri nga stervitja, kam nje skuader qe rritet cdo dite. Kemi bere ndeshje te mira. Mungon edhe pak, por jemi nje skuader e mire ndertuar dhe si mentalitet.”

NDESHJE TE NJEPASNJESHME DHE AFER ME NJERA TJETREN – “Juventusi dhe PSV. Nuk jane momente per tu vene bashke, sepse luajme shume ne keto dy ndeshje por duhet te bejme shume rruge dhe te mendojme ndeshje pas ndeshje. Ne fillim Torino e pastaj San Siro. Por duhet te bejme hapat e duhur. Duhet te kuptojme qe jemi ne gjendje per hapa te rendesishem.”

KAMPIONAT I MBARUAR? – “Per sa me takon mua, nuk ka mbaruar asgje. Nuk mbaron dicka se humbe nje ndeshje, nje okazion, apo besimin. Mbaron kur nuk e provon me dhe ne jemi te bindur per ta provuar gjithmone. Eshte e qarte qe ka nje distance te rendesishme, e vehstire per tu kapur dhe ky eshte nje lajm i keq. Por ka edhe nje te bukur: shansi per tu afruar varet nga ne.”

TE PAKAPSHEM – “Juventusi cdo vit mer lojtare qe bejne diferencen. Kur isha te Roma, pas gjashte muajsh, Juventusi erdhi na mori Pjanic. Vitin e kaluar kishim nje nga mbrojtesat e krahut me te mire ne Serie A dhe ata e moren Cancelon.”

“I mori Higuain Napolit. Jane detaje te rendesishme per rritjen e nje skuadre. Tani kane brenda edhe Cristiano Ronaldon qe i jep mentalitet tjeter dhomes se zhveshjes.”

“Ajo eshte substanca qe ben diferencen. Ajo qe thoja tek lojtaret e mi javen e kaluar ishte se ata duhet te kene nje sjellje sa me korrekte ne nje bote profesionale qe te ben te ecesh perpara. Duhet te luajme ndeshje ku duhet te tregojme personalitet dhe karakter.”

TE DEMTUARIT – “Per fat te keq ka edhe lajme te keqija: Nainggolan dhe Dalbert do te qendrojne jashte sepse nuk ja kane dale te rekuperohen ne kohe. Jane permiresuar por kane nevoje per me shume kohe.”

“A do te beje gjithe Italia tifozllik per ne? Nuk me ben pershtypje e as nuk me avantazhon kjo. Me ben efekt ndjesia e tifozeve tane, deshira e tyre. Asgje tjeter. Do e mbajme brenda nesh deshiren e tyre per rezultat pozitiv, nga ajo deshire duhet te futemi ne fushe per te bere mire.”

CR7 – “Si ndalet ai? Juventusi nuk eshte vetem Cristiano Ronaldo, kane futbolliste te forte ne cdo repart. Kane lojtare fenomenal, mjafton te shikosh 5 minuta kunder Spal dhe e kupton se eshte jo nje njeri qe ndihmon repartin por repartin e ben i vetem. Lojtar i nje mentaliteti dhe force absolute. Pastaj diferencen e ben edhe kolektivi dhe aty jemi edhe ne shume te forte.”

PRITSHMERITE – “Keto jane prova qe duhen bere dhe jane kushtet per te ecur edhe fort nese ja dalim pozitivisht. Ata kane potencial dhe force brenda skuadres si Pjanic qe eshte nje qe vendos ne shina skuadren po ashtu si Pjanic. Ne na kane cilesuar si anti-Juve, por askush nuk eshte. Napoli i shkoi afer vitet e kaluara, por ata jane me lart si cilesi.”

PIKE TE DOBTA – “Nuk dua te bej ate personin qe ankohet duke pare pikat e diferences. Por te qenit nje skuader me vazhdimesi per 90 minuta do te na jepte mundesine ti vinim ne veshtiresi ata. Duhet te jemi te shkurter ne pasime dhe te mos leme hapsira, te krijojme sa me shume probleme. Ata kane fituar edhe pa dominuar ndeshje duke ditur edhe te vuajne. Duhet te jemi te zotet te luajme me besim, bindje, kurajo dhe personalitet.

MESAZH PER MAROTTEN – “Me ra ne sy nje fraze e Inter Campus “Jemi vellezer te botes”. Me pelqeu shume dhe e dokumentova. Interizmi eshte pikerisht keshtu dhe Marotta eshte njeri qe eshte i projektuar per keto lloj sfidash.”

MESFUSHA – “Mund te perdoren lojtare me teknike per te luajtur me mire me topin dhe ta qarkullojme me mire. Keshtu i bie te heqim dore nga Vecino dhe Gagliardini. Me intrigon pak kjo ide. Tentativa eshte gjithmone ajo qe te arrijme te bejme dicka me shume per te arritur tek rezultati.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.