Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Kemi bere mire sot, i bej komplimenta Nainggolan. Por Icardit dua ti them qe…”

Spalletti: “Kemi bere mire sot, i bej komplimenta Nainggolan. Por Icardit dua ti them qe…”
Inter Club Staff

Pas suksesit teper te rendesishem ne Philips Stadion, Luciano Spalletti ka folur per mikrofonat e SkySport.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Nese i jep hapsira PSV, ata kane nje fizik teper te mire dhe godites te mire te topit me koke, prandaj kemi vendosur qe ta zgjedhim ne momentin kur duhet te sulmonim e kur duhet te ktheheshim pak prapa.”

“Shpesh here kemi bere presion por shpesh here hoqem dore edhe nga presioni.”

“Kemi bere shume ndeshje te mire, Sot Nainggolan meriton komplimenta sepse ka bere nje ndeshje te madhe, fiks per nivelet e tij dhe qe jemi mesuar ta shikojme.”

“Ka pasur ate demtim i cili e ka penalizuar por sot ndeshje e madhe nga ai.”

“Politano? Mire edhe ai, sepse e ka tentuar shpesh here te kaloje kundershtarin dhe ka arritur me sukses te mbaje lojtare pas vetes. Ok edhe Brozovic dhe Vecino ne mesfushe edhe pse duhet te luajme me mire e ta luanim bukur ndonje top qe eshte kthyer prapa pa kuptim dhe qe digjte superioritetin ne fushe ne momente te caktuara.”

“Ne menaxhimin e lojes dhe te rezultatit kemi ende per te punuar. Ka momente ne fushe qe nuk marim maksimumin.”

Pak gabime teknike dhe pak kundersulme te pesuara…

“Kemi shkuar perpara shpesh sot, por nuk jemi shqetesuar per kundersulmet sepse ishim vendosur numerikisht mire ne mbrojtje. Kemi pranuar sot edhe dyluftime nje kunder nje.”

“Ne kete menyre kemi arritur ta menaxhojme me mire ndeshjen. Gabimi ka qene kur e humbisnim shume shpejt topin dhe ata jane eksperte ne shpejtesi me nje si Lozano qe eshte me te vertete nje lojtar i madh.”

Ndeshja e Icardit? A ka dhene dicka me shume ai ne krahasim me ndeshjet e tjera ku e ze gjumi?

“Mauro ka disa karakteristika precize. Ne fazen e realizimit nuk ka pika te dobta, eshte perfekt.”

“Ndonje here si ne pjesen e dyte duhet te mendoje qe te vije me shume ne ndihme te skuadres dhe te perballet me kundershtaret. Ashtu si beri ne fund te ndeshjes por duhet ta beje me shpesh ne momente te veshtira sepse ashtu na ndihmon.”

“Kur deshiron ai di te jete me i gjate dhe me i madh nga sa eshte. Kete duhet ta beje shpesh. Ne zonen e rreptesise e kemi kafshe pastaj.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.