Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

575 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Me mire ne pjesen e dyte. Rafinha i lodhur, Icardi duhet te marr pjese ne aksione. De Roon…”

Spalletti: “Me mire ne pjesen e dyte. Rafinha i lodhur, Icardi duhet te marr pjese ne aksione. De Roon…”
Bujar Berishaj

Luciano Spalletti ka folur ne mikrofonat e Premium Sport ne fund te Atalanta-Inter. Keto jane fjalet e teknikut toskan.

“Sipas meje nuk eshte nje problem nese nuk kemi shenuar kunder nje skuadre te forte si Atalanta. Pastaj secili mund te thote ate qe deshiron. Jane ndeshje ku duhet te luash me topin, te obligojne ta besh kete”.

“Ne pjesen e pare nuk ia kemi dalur sepse ishim shume te dobet ne rekuperimin e topit dhe nuk benim pasime qe mund te nisnin kundersulme. Ata jane te afte ta bejne kete. Herat e vetme ku kemi bere shkembime pasimesh ne zonen afer portes, ku Mauro duhet te marr pjese, ishim te rrezikshem”.

“Nga ana fizike jane skuadra me e forte ne kampionat. Kemi krijuar 4-5 raste, ishim ne ndeshje deri ne fund por ne pjesen e pare duhej te benim me mire”.

“Cfare do te thote dy gjuajtje ne porte nese u paraqitem edhe tre here tjera e gjuajtem jashte? Luajtem keq ne pjesen e pare, ishim me mire ne te dyten”.

“Ne pjesen e dyte kemi bere ndeshjen qe duhej te benim, pastaj kemi gabuar ose krosimin e fundit ose pasimin e fundit. Rafinha? E kam pare te lodhur, perndryshe nuk do e nderroja. Ishte e lodhur ne pjesen e dyte”.

“De Roon? I kam thene qe nuk mund te me thote qe te ulem, le te zgjedh nje tjeter sepse une atij nuk i kam thene asgje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.