Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Meritojme te luajme kete ndeshje, askush nuk deshiron te largohet. Dua nje Inter agresiv qe…”

Spalletti: “Meritojme te luajme kete ndeshje, askush nuk deshiron te largohet. Dua nje Inter agresiv qe…”
Bujar Berishaj

Eshte konferenca e fundit ajo e Luciano Spallettit qe sot ka folur ne Appiano Gentile para ndeshjes me Lazion. Keto jane fjalet e tij:

Keni thene qe besoni 100% per kualifikimin ne Champions. Ku lind kjo bindje?
“Nga fakti qe ne fillim te sezonit shikonim te ishim ne kete pozite. Ata kane avantazhin qe te kene dy nga tre rezultatet e mundshme, por e kemi ndeshjen perpara dhe objektivin shume afer”.

Inter meriton Championsin me shume se Lazio? Duke pasur vetem nje rezultat si mundesi eshte nje avantazh?
“Kam lexuar per kete diference mes kush e meriton dhe kush jo, por kush e thote qe ata e meritojne me shume se ne? Loja, shtyllat? Kush e thote ose nuk ka pare ndeshjes ose nuk e di cfare ka ndodhur, ka plot ndeshje ku kemi merituar me shume. Kam degjuar se e meritojne me shume ata sepse kane tre pike me shume, mekat qe ka edhe nje ndeshje. Nuk eshte nje ndeshje e play-off. Ata kane shenuar disa gola me shume, por mund te shikojme numrat e aq shume te dashurave shtylla te 15 ndeshjeve te para te kampionatit. Thuhej se kishim fat, por kemi goditur 23 ndaj 10. Tani shtyllat nuk permenden me. Une them qe keta djem kane arritur te reagojne ne nje moment veshtiresie, kane kaluar ato momente dhe jane ringritur. Kam degjuar te thuhet qe kemi hedhur poshte sezonin pas humbjes me Sassuolon. Pastaj Lazio nuk fiton me Crotonen dhe thuani se kemi pasur fat. Pra, nese humbim ne hedhim poshte sezonin, nese e bejne te tjeret kemi pasur fat ne. Eshte dicka qe nuk shkon bashke. Eshte nje analize me e thele. Them qe lojtaret e kane merituar te jene ketu sepse e kam pare se si kane punuar dhe e kam pare dashurine dhe lidhjen qe kane mes tyre ne dhomat e zhveshjes pas humbjes te se shtunes”.

Eshte rasti me i madh i viteve te fundit. Cfare do te beni ndryshe per te evituar nje renie?
“Kjo ndeshje do te tregoj vetem nese do te jemi ne Champions vitin tjeter ose jo. Ne kuptimin qe puna qe kemi bere mbetet aty. Eshte e qarte qe ka nje diference mes Champions dhe Europa League, por kjo e fundit eshte rritur kohet e fundit. Kemi punuar mire. Neser ose do te kete entuziazem te madh ose zhgenjim te madh dhe gjykimi do te kushtezohet nga rezultati por puna qe kemi bere mbetet. Lojtaret kane treguar profesionalizem, seriozitet dhe korrektesi. Ne baze te kesaj, te dielen ne mengjes pas Sassuolos, kam zgjedhur t’iu them se cfare mendoj per ta. Ju kam thene se isha shume mire me ta dhe qe kam mesuar shume gjera”.

Frikesoheni se neser mund te jete ndeshja e fundit me Interin?
“Jam shume mire te Interi, kjo ka rendesi tani dhe deshira per te qene ne kete pozite. Sa i perket gjatesise se kontrates eshte vetem nje barcalete. Eshte aq i bukur ky moment sa qe per kontraten time mund te beni cfare te doni”.

Ne karriere keni pasur ndeshje te rendesishme, nese do duhej te poziciononi kete ndeshje ne klasifikimin tuaj personal ku do e vendosnit?
“Tek te gjithe ndeshjet tjera, s’ka klasifikim. Kur ka ndeshje qe mund te bejne te lumtur 70 mije njerez qe kane qene afer neve gjate gjithe sezonit dhe ata qe kane qene me ne nga shtepia atehere behet e rendesishme per ne dhe sidomos per mua. Dua t’i gezojme tifozet. Jane ata qe kane me shume mundesi per te gjykuar kampionatin tone, por besoj se ju ka pelqeyer ne pergjithesi duke pare qe kane ardhur gjithmone ne ata numra. Eshte shenje qe kemi bere dicka te mire”.

Cfare ndeshje duhet te presim neser?
“Nje Inter agresiv por qe mbetet kompakt ne kundersulmet e kundershtarit, sepse jane te mire ne kundersulme. Duhet te bejme kujdes nese humbim topin sepse jane te shpejte, edhe kur sulmojne hapesirat”.

Neser perballet sulmi me i mire i Serie A dhe mbrojtja e dyte me e mire, por Inter duhet te fitoj dhe Lazio te mos humb. Cfare do te kete me shume rendesi, te presesh dhe te godasesh apo te besh nje ndeshje ne baze te kundershtarit?
“Gjithcka nga pak. Karakteri, qetesia, te mbesesh ne ndeshje. Ka rendesi se kush je dhe cfare ke treguar. Kemi treguar, sidomos ne kete fund sezoni, qe mund te luajme nje ndeshje me Lazion. Jane te forte, kane bere nje kampionat te madh ashtu si Napoli qe sipas meje ka fituar kupen e manualit te futbollit. Ne me fat qe nuk kemi luajtur ne kupa? Flet keshtu sepse nuk njeh realitetin, sepse ne me Europa League mund te benim qe Dalbert dhe Karamoh te luanin me shume. Kupat te japin dhe te marrin dicka, varet edhe nga ekipi. Lazio jane te forte kurse ne e meritojme te jemi ketu ku jemi”.

Steven Zhang ju ka thene ose ju ka kerkuar dicka?
“Nderkohe pronari Zhang Jindong na ka derguar nje video qe do e shohim se bashku. Steven ka tregon gjithmone ngrohtesine e tij. Me ka kerkuar qe te perjetoj ndeshjen pa presion, si mua edhe skuadres, sepse kemi bere nje kampionat te mire. Edhe ai ka dashur ta thote para ndeshjes me Crotonen. Sipas meje, jemi shume mire psikologjikisht”.

Rafinha ka bere te kuptojme qe deshiron te qendroj pavaresisht rezultatit te neserm. Jeni i bindur qe eshte keshtu per te gjithe grupin?
“Absolutisht. Eshte vullneti dhe vetdijshmeria qe mund te bejme shume gjera se bashku dhe qe kemi nje Inter qe ka punuar dhe punon, qe deshiron te fitoj. Pjeserisht e kemi bere. Askush nuk deshiron te largohet nga Interi. Duan te qendrojne te gjithe sepse Interi eshte nje skuader e forte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.