Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti moral per 40 minuta skuadres ne Appiano: “Pa me shpjegoni pak se si ka mundesi qe…”

Spalletti moral per 40 minuta skuadres ne Appiano: “Pa me shpjegoni pak se si ka mundesi qe…”
Inter Club Staff

Perballje e Spallettit, drejtuesve (Ausilio dhe Gardini) dhe skuadres dje ne Appiano Gentile. 

Mesazhi i leshuar nga tranjeri dhe drejtuesit eshte i qarte dhe i forte: boll me diskutime scudetto, objektivi eshte te hyjme perseri ne kater te parat.

Kjo eshte nje mundsi per te qendruar me kembet ne toke dhe per te hequr presion pas 1 pike te vetme ne dy ndeshje.

“Ne oren 11 dje lojtaret dhe tranjeret jane gjendur ne palester: stervitja eshte kthyer ne nje seance psikologjike, me Spallettin qe ka folur per 40 minuta rresht. Shume me shume se sa mesatarja e diskutimit pas nje ndeshjeje – tregon Gazzetta dello Sport -.”

“Tekniku nuk ka analizuar me video gabimet: do ta beje ne ditet e ardhshme, mbase edhe sot.”

“Por tranjeri ka evidentuar se si skuadra ndryshoi fytyre nga pjesa e pare ne te dyten.”

“Ai i ka shtruar pyetjet lojtareve: Nese jeni te afte te luani si ne 45 minutat e para, si ka mundesi qe Interi ne pjesen e dyte te zhduket ashtu nga fusha e lojes? Mund te me tregoni motivet se perse u zhdukem ashtu?”

“I gjithe diskutimi dhe perballja me lojtaret ka qene  i mbeshtetur ne keto dy pyetje. Spalletti i ka treguar gjithashtu se i ben pershtypje mungesa e urise qe ata tregojne ne fushe, mungesa e personalitetit te protagonisteve, mungesa e menaxhimit te ndeshjes, paaftesia per te mos reaguar  pas episodit te pare negativ ne loje. E njejta gje qe ndodhi edhe ne Reggio Emilia.”

Dikush nderkohe ka folur edhe per konfuzion taktik duke pare ndryshimet e modulit me kalimin nga 4-2-3-1 ne 3-4-2-1.

Ne realitet, duke perdorur D’Ambrosio si mbrojtes i krahut te djathte, ti japesh numra skemes behet nje ushtrim i padobishem.

Spalletti gjithesesi deshiron te vazhdoje keshtu: deshiron qe skuadra te dije te interpretoje nje loje dhe te lexoje ndeshjen. Kjo edhe fale lojtareve qe mund te luajne dy role te ndryshme.

Tani radhen e ka Bologna te shtunen ne transferte e aty do te duket me te vertete se sa ka sherbyer ai diskutim i Spallettit dhe sa lojtaret do te japin nje reagim ne fushe.

Mbase ndonjehere ne raste te tilla eshte me mire per te luajtur larg San Siros ku ka me pak presion per rezultatin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.