Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Spalletti mund te behet tranjer i Juventusit. Kjo sepse Allegri eshte drejt Arsenalit. Tekniku zikalter…”

“Spalletti mund te behet tranjer i Juventusit. Kjo sepse Allegri eshte drejt Arsenalit. Tekniku zikalter…”
Inter Club Staff

Ndonjehere imagjinata e gazetareve, sidomos ne Itali, e kalon cdo kufi.

Edhe pse e papritur, sot ka qene radha e gazetarit te njohur italian Maurizio Pistocchi, i cili ka hedhur nje teori te tijen ne lidhje me nje ndryshim pankinash te mundshem ne Serie A.

Ky ndyshim i hipotezuar nga ai, ka te beje me teknikun aktual te Interit dhe ate te Juventusit dhe cuditerisht e shikon Spallettin tek pankina e Juventusit sezonin qe vjen dhe Allegrin ne Angli.

Maurizio Pistocchi ka publikuar kete foto ne Twitter:

Dhe ka shkruar siper saj:

“Ne krahun e majte tranjeri aktual i Interit qe mund te behet tranjeri i Juventusit dhe nga ana e djathte tranjeri aktual i Juventusit qe mund te behet tranjeri i ardhshem i Arsenal. Meqe jemi duke pritur Inter-Juventus.”

Jane deklarata te cuditshme keto nga Pistocchi, sepse ai njihet gjeresisht si nje gazetar anti-juventus qe prej kohes se Calciopolit dhe nuk ka pasur kurre mardhenie te mira me ta.

Pritet te mesohet me shume ne ditet ne vazhdim dhe mbase ai do te sqaroje burimin e ketij lajmi.

Ky ka qene edhe postimi ne Twitter i Pistocchit:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.