Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

825 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Mund te luajme me mire, humbem per nje penallti. Ne nje fushe te tille si kjo sot…”

Spalletti: “Mund te luajme me mire, humbem per nje penallti. Ne nje fushe te tille si kjo sot…”
Bujar Berishaj

“Humbje si kjo te mesojne shume gjera por edhe te vendosin ne veshtiresi, sepse duhet te punosh me zero pike ne renditje dhe ne kete futboll te stervitesh dhe te luash pa entuziazmin e duhur krijon edhe veshtiresi”.

Jane keto fjalet e trajnerit te Interit, Luciano Spalletti i intervistuar per mikrofonat e Sky Sport pas humbjes ne Mapei Stadium kunder Sassuolos.

“Nese pritej nje reagim nga skuadra? Sipas meje ka ndodhur, edhe ne pjesen e pare. Kemi pesuar vetem ndonje kundersulm qe nuk duhej ta pesonim. Ne kete fushe pastaj ishte e veshtire te kontrolloje topin, por mund te bejme me mire gjithsesi”, ka vazhduar tekniku zikalter.

Spalletti pastaj ka shtuar duke thene: “Hapi prapa ishte ajo penallti sepse e kemi humbur ndeshjen per nje gjuajtje nga 11 metra. Nuk ishim gjithmone ne veshtiresi, episodi vendimtar i ndeshjes ishte ajo penallti”.

Trajneri i Interit tutje ka folur edhe per paraqitjen e skuadres duke thene se gjendja e fushes pengoj skuadren qe te qarkullonte topin ne menyre te shpejte.

“Sipas meje kushtet e fushes kane ndikuar shume ne ndeshje, mund te behej me mire nese do te ishte nje terren tjeter. Duke pesuar ate gol kemi rrezikuar shume per te humbur ekuilibrat, sic ka ndodhur ne pjesen e dyte”, ka thene ai.

Ne fund i pyetur nese eshte i shqetesuar, Spalletti duke qeshur ka perfunduar keshtu deklaraten e tij pas ndeshjes:

“Ka edhe shume ndeshje per te luajtur. Ne jete disa situata te caktuara i kam kaluar. Kemi humbur per nje penallti, djema (qesh)”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.