Spalletti do te qendroje? Ja 3 motivet kryesore qe ka Suning per kete vendim!
“Rritet ndjesia se nese do te kapet Champions League (jo ne ndeshjen e fundit te kampionatit si nje vit me pare…) mund te mjaftoje qe Spalletti te qendroje ne Milano dhe te marre nje konfirmim nga Suning.”
Kete lajm e jep sot Tuttosport e cila gjithesesi nuk e jep kete si nje lajm te sigurt, por si nje mundesi.
Motivet? Ja si e shpjegojne ata situaten:
“Motivi i pare eshte ekonomik: te shkarkosh Spallettin, Interit do i kushtoje plot 20 milione euro, kjo gje do te thote se tek Interi do te blinin nje lojtar me pak sepse kjo shume do i paguhet tranjerit se sa te shpenzohet ne merkato.”
“Pastaj eshte aspekti teknik: Interi per te nderruar Spallettin do te donte te merte nje tranjer fitues dhe Spalletti profilin e ka te ngjashem me kete kerkese. Pretendentet pastaj per te zevendesuar Spallettin jane Antonio Conte (zgjedhje e pare) dhe Maurizio Sarri (alternative ne rast se nuk eshte bllokuar nga Roma per sezonin e ardhshem).”
“Ne vleresimin e punes se Spallettit do te konsiderohen edhe shume aspekte te tjera qe jane ne favor te tranjerit por edhe kunder: te mos harrojme se Interi eshte eleminuar nga Championsi dhe kjo eshte ende nje plage e hapur dhe me pas edhe nga Europa League.”
“Por nuk duhet harruar se Interi luajti si e barabarte me Barcelonen ne Meazza dhe fitoi edhe me Tottenham pavarsisht se ishte vazo e katert. Gjithcka u vendos ne ndeshjen e fundit ku me pas kaloi Tottenham dhe Barcelona, te dyja skuadra qe kaluan ne turin tjeter te Champions dhe jane ne cerekfinale.”
Prandaj, ka nje siguri se Interi pa bllokimin e settlement agreement ne merkaton e veres do te levize me nje lirshmeri shume te madhe dhe kjo do ta ndihmoje jo pak edhe Spallettin qe vitet e kaluara e ka pare merkaton e futbollisteve teper te limituar me shume huazimesh dhe zgjedhjesh te dyta apo te treta.