Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,226 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Na mungoi cdo gje. Keita? Ju kerkoj falje, eshte faji im: ja pse!”

Spalletti: “Na mungoi cdo gje. Keita? Ju kerkoj falje, eshte faji im: ja pse!”
Inter Club Staff

Interi largohet keshtu nga Europa League ne menyren me te trishtueshme te mundshme: me koken ulur. 

Ishte nje nate per tu harruar ajo sot ku mungoi totalisht mentaliteti ne fushe, ndryshe nga sa kerkoi Spalletti dhe Javier Zanetti para ndeshjes.

Menjehere pas saj, ne mikrofonat e Sky Sport eshte paraqitur tranjeri zikalter Spalletti.

Keto kane qene fjalet e tij:

MUNGESAT – “Sot na mungoi pak a shume cdo gje sepse humbem menjehere sigurine dhe ekuilibrat. Pas golit te tyre kemi humbur distancat ne fushe. Topat e dyte behen te tille kur nuk e luan sakte te paren, nese nuk punon mire behen te gjithe topa te humbur. Nese nuk ke kualitet ne fushe nuk e kthen dot nje pasim ne top te paster. Kur ata na linin pas, nuk arritem asnjehre te rekuperonim. Asnjehere te ndertonim ashtu sic duhej.”

KEITA – “Keita sot ka qene nje zgjedhje e nxituar. Kerkoj falje, eshte totalisht faji im. Nuk kishte “egersine” qe duhej sepse kishte shume qe nuk luante. Ata linin hapsira, por ne nuk arritem te bejme dicka konkrete. Goli i tyre i pare provokoi nje nervozizem teper te madh. Ne tentative per te rekuperuar topin, humbem shume energji. U krijua nje kaos ne fushe. Nuk arritem asnjehere te gjenim distancat me njeri-tjetrin.”

PERSONALITETI – “Eshte e qarte se pritshmerite jane teper te larta. Duam te kalojme ne fitues, por mundesite jane pak. Kerkimi per kete duhet bere duke zhvilluar ndeshje te medha, me ekuiliber. Nese do te dilnim barazim pa ate gol, do te ishim me shtesa tani, por pesuam shume shpejt. Mund edhe te fitohej ne minutat e fundit te ndeshjes, jo menjehere ne fillim te saj, por si gabuam shume.”

FRIKE PER DERBIN – “Cfare frike thoni? Nuk eshte i drejte si diskutim. E sigurt qe duhet te bejme shume me mire se sa sot, por frike asnjehere. Pse cfare do te na bejne ne derbi? Duhet me shume besim, e pastaj te tjerat vijne automatikisht. Nga sot do te mendojme tek derbi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.