Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Nainggolan eshte ok. Lautaro? Eshte ne mendimet e mia. Per Marotten ju them se…”

Spalletti: “Nainggolan eshte ok. Lautaro? Eshte ne mendimet e mia. Per Marotten ju them se…”
Inter Club Staff

APPIANO GENTILE –  Prag ndeshje ne shtepine zikalter. Interi i Luciano Spallettit, i sapo ardhur nga fitorja e thelle ne Olimpico ndajk Lazios, do te prese ne shtepi Genoan e Juric.

Sot ne prag te kesaj ndeshje ka folur si gjithmone edhe tranjeri zikalter Luciano Spalletti.

Ai e ka nisur fjalen e tij me intervisten e dhene per Inter TV:

“Si eshte skuadra? Duhet te germosh ne mendjen e lojtareve. Por vijme nga dy futore te rendesishme ne Serie A: duhet te mbajme ne kontroll entuziazmin dhe te bejme paraqitje te mira. Jem ne nje gjendje te mire dhe gjendja fizike gjithashtu eshte ok, por ritmi duhet te jete i larte. Kundershtaret jane shume te forte.”

“Identitet skuadres? Duhet te marrin pjese te gjithe ata qe punojne ketu per kete. Nese pas 10 ndeshjesh kemi nevoje per nje lojtar qe nuk ka luajtur asnjehere deri me tani si puna e Joao Mario dhe ai vjen e luan i pergatitur kjo do te thote se ai eshte nje profesionist.”

“Kunder Genoas pres nje ndeshje te veshtire dhe do e shohim nga cfare brumi jemi te bere ne. Milani fitoi me merite me Genoan por edhe Genoa meritoi dicka me shume ne ate ndeshje.”

“Perballe e dime qe do te kemi nje skuader te rendesishme por ne momente si keto duhet te behemi edhe me te forte sec jemi per te merituar dashurine e tifozerise sone. Nuk duam te jemi anti-asnjeri. Duhet te luftojme vetem per tifozet tane.”

Me pas tekniku zikalter eshte spostuar ne sallen e konferencave.

Genoa dhe rotacion?

“Kjo ndeshje paraqet nje rrezikshmeri te larte si te gjitha ndeshjet e tjera. Rreziqe gjejme ne cdo cep gjithmone. Por peraqitjet e fundit te Genoas duke perfshire edhe ate ndaj Milanit jane shume te mira. Eshte dashur nje Milan i forte per te bere rezultat.”

“Por ne fushe ne duhet te tregojme se jemi aty per te merituar rezultat. Ne krahsim me ndeshjen e fundit dicka ndryshe ne formacion do te kete por une ne fushe hedh gjithmone Interin jo lojteret.”

Marotta tek Interi? 

“E njoh, eshte nje profesionist i madh dhe mund te jape kontributin e tij por mund te them se edhe ata qe kemi tani tek Interi jane shume profesioniste gjithashtu dhe mund te japin gjithashtu kontributin e tyre per shembull tek Juventusi.”

“Ajo qe me ben habi mua eshte fakti qe Marotta do te largohej nga Juventusi nuk e dinte askush pervec Juventusit por qe Marotta mund te vije tek Interi e dine te gjithe pervec Interit.”

Ku duhet te besojme?

“Ne kemi detyrimin qe te behemi nje skuader e forte, e bukur, qe luan nje futboll te rendesishem. Pikerisht sic ndodhi ndja Lazios dhe ne duhet te meritojme tifozet qe do te jene neser ne stadium. Ai eshte objektivi yne.”

“Te meritojme ndeshje si keto ku dashuria bie ne sy akoma me shume me mbeshtetjen e njerezve. Tifozet jane ata qe besojne me shume ne kualitetet tona dhe ne duhet te jemi ne ate nivel aty, si ata.”

Asetet taktike? 

“Cdo tranjer i shikon ndeshjet e fundit te rivaleve, ka pak surprize ne kampionatin tone. Mund te cosh pak me perpara nje mesufshor te terhequr, te nderrosh krahet, por lojtaret ata jane dhe esht e veshtire te luash nje futboll te paster e te shpejte.”

“Por ne luajme futbollin tone e po permiresohemi dite pas dite. Neser do  te kete intensitet si ndeshje, ne loje jane tre piket e ne duhet te luftojme per ti fituar.”

Nevoje per te pushuar e lojtareve dhe Joao Mario? 

“A ka njeri nevoje qe te pushoje? Nevoje nuk ka askush, por duhet te parandalojme ne ndonje problem te mundshem ne fushe. Nsse shkojme vetem pas gjendjes psiko-fizike t e lojtareve, te gjithe kane mundesi te luajne neser.”

“Joao Mario? Diskutimi per mendimin tim eshte me shume tek vleresimi qe lojtari ka per veten e tij ne mendje. Per nje si ai qe nuk luan 10 ndeshje dhe kur luan tregohet i gatshem une jam krenar dhe i lumtur. Do te thote qe ne kete skuader jepet maksimumi.”

Cfare mund ti kerkosh me shume skuadres dhe Lautaros?

“Duhet te mbajme te larta paraqitjet tona por edhe ne ndeshjet tona ndaj Sassuolos dhe Parmes per shembull ne kemi luajtur mire. Bagazhi i eksperiencave tona do te na ndihmoje ne te ardhmen per te bere rezultate.”

“Analiza behet ne menyre te thelle dhe ne jemi zoter te fatit tone.Kur te kalojne momente te mira, alarmi i kuq nuk degjohet. Por lojtaret duket ne kete moment se kane mesuar nga gabimet e te shkuares.”

“Lautaro? Ai eshte gjithmone ne mendimet e mia, eshte nje lojtar i nje niveli te larte, ka karakteristika precize dhe mund te na jape nje dore te rendesishme sidomos tani qe ka shume ndeshje te ngjeshura ne kalendar. Por ne fushe shkojne ata qe zgjidhen dhe une nese zgjedh njeri, e zgjedh sepse dua qe te luaje jo sepse dua te le dike tjeter pushim.”

Nainggolan? 

“Ai po tregon me te vertete karakterin e tij: duket qarte se si do te rikthehet edhe kur ka nje problem. Me te gjitha menyrat. Sot ka punuar perseri me shume se sa shoket, ka pak shqetesim por e duron ai dhe stafi yne eshte nje staf i nivelit boteror e une besoj ata. Per mua neser eshte e veshtire ta perdor, por e doja me vete brenda grupit ne ndeshjen e neserme.”

“Tani nuk behen llogarite duke thene se Interi mund ta fitoje ndeshjen me Nainggolan ne fushe dhe e ka me te veshtire pa te. Interi ka 11 lojtare. Te gjithe kane peshen e tyre. Sa do i rendesishem  te jete nje lojtar, per mua jane te zevendesueshem. Une kam futur Joao Mario pikerisht per kete motiv. Per te treguar se kemi nje skuader te forte. Radja eshte nje lojtar si gjithe te tjeret qe luajne tek Interi.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.