Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

813 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Nainggolan i grumbulluar, por duhet kujdes. Tifozet? Me vjen turp sepse…”

Spalletti:  “Nainggolan i grumbulluar, por duhet kujdes. Tifozet? Me vjen turp sepse…”
Inter Club Staff

Te rikthehen menjehere ne kembe, ky eshte objektivi i Interit pas humbjes ne Reggio Emilia. 

Neser perballe do te jete Torino e Mazzarrit dhe ne shkallet e stadiumit do te jene me shume se 60 tifoze.

Per kete dhe te tjera ka folur sot Luciano Spalletti gjate konferences per shtyp ne prag te ndeshjes  se neserme ne Suning Training Centre. Ja fjalet e tij dhe pyetjet e gazetareve:

Tifozet dhe jo vetem pyesin se si do te ndryshoje Interi tani ne vazhdim ne krahasim me ate qe pane tek ndeshja e pare e sezonit.

“Jane gjera qe mund te shikohen nga ndeshja e kaluar per te pare cfare eshte bere mire dhe cfare jo. Por duhet pare edhe ke kishim ne dispozicion dhe sa mungesa kishim.

“Jemi ende te bindur gjithesesi qe kemi bere zgjedhjet e duhura ndaj Sassuolos, por eshte e vertete se dicka nuk shkoi mire e kete gje nuk e ndryshojme dot. Nuk e di se sa ndryshime do te kete numerikisht, por do te kete.”

Si eshte Nainggolan?

“Eshte i grumbulluar, por duhet te jemi te kujdesshem sepse mbikqyrja e stafit mjekesor dhe doktor Volpit eshte i nje niveli shume te larte dhe ka vleresuar cdo stervitje deri tek kjo ndeshje.

“Rreziqe ka gjithmone, por do e vleresojme me kujdes neser e me pas gjate ndeshjes.”

Ka pasur menjehere polemika arbitrale.  Cfare mendoni per perdorimin e VAR kete sezon?

“Mbetem tek ideja ime e perhershme. Jane bere modifikime qe ajo qe ndodh ne fushe te vendoset ne baze te instiktit.”

“Por ne i pranojme modifikimet, por duhet ti njohesh mire ato dhe te pranosh pasojat. Por na ka ardhur te gjitheve keq sepse nga fusha e lojes ne kemi dale te demtuar sepse nuk jemi vleresuar njesoj ne fushe.”

“Gjithesesi me ka ardhur keq kur kam lexuar se kam perdorur fjalor te rende ndaj arbitrit sepse seshte e vertete. Mbase ndonje nga keto episode duhet ta shojim sot ne VAR (qesh).

“Por me ka kushtuar shume duke pare edhe rregulloren tek Interi qe gjobat paguhen nga vete ne. ”

Difekti qe Interi nuk i pergjigjet luftes ne loje eshte nje difekt i rregullueshem?

“Ajo qe me vjen keq mua dhen e fakt me vjen turp eshte qe kemi vene ne siklet interistat.

“I kemi vene ne siklet sepse ne ate ndeshje na munguan disa siguri ne fushe dhe nuk treguam asgje qe donim te tregonim. Por gjithesesi per te funksionuar mire edhe me blerjet e reja, duhet edhe pak kohe.

“Pas ndeshjes se fundit jane vene ne diskutim gjera si ne kampionatin e kaluar, por gjithesesi e dime qe ne nga kampionati i kaluar duhet te rinisim rrugen tone. Por ne siklet tifozet tane nuk duhet ti veme kurre.

“Une kam pare nje seriozitet te papare gjate kesaj jave ne fushen e lojes nga te gjithe lojtariet.”

E ke pare Torinon kunder Romes? Si e gjykon dhe cfare pret?

“Eshte e thjeshte te gjykosh, kane gjithmone traditen qe luftojne per cdo top qe luhet dhe thiken e kane gjithmone ne goje.”

“Duhet te jemi te zotet qe te japim reaksionin e duhur gjate ndeshjes. Duhet personalitet ne fushe. Duhet te bejme gol e te mos heqim dore ne asnje moment nga ndeshja. Kur te behet kjo, do te shkojme pertej.”

Humbja ka minuar idene tende per skuadren dhe per ate qe mund te jete? A mund te jete shpulla e pare ajo humbje qe te zgjoheni?

“Une e mendoj ne  te njejten menyre: jemi te forte dhe kemi detyrimin per te bere nje kampionat te madh.”

“Nuk e di nese ashtu si thoni ju, ne mund te jemi anti-Juve apo jo, por ne do te bejme kampionatin tone.  Me pelqen me shume te jemi anti-Roma dhe anti-Napoli ne kete moment dhe me pas te shohim ku do te arrijme.”

“Pastaj vleresimet e gjerave behen ndeshje pas ndeshje, jo tani. Ne nuk jemi anti-asnjera sepse bem ate ndeshje dhe keto jane gjykimet e mediave vetem pas nje ndeshje por per ne nuk ka ndryshuar asgje pervec faktit  qe kemi akoma me shume  deshire per te bere me mire.”

Dalbert ka pasur disa mundesi ne vere. A ju ka zhgenjyer? A ka humbur pozicione ne hirarkine e skuadres?

“Ka bere nje ndeshje si lojtaret e tjere. Nuk ju kuptoj pse i jepni kaq shume pergjegjesi atij. Mund te beje me mire, e ka treguar kete gje ne parakampionat.

Edhe ketu duhet pare sjellja juaj ndaj tij. Dalbert do te behet nje lojtar i madh. Duhet te beje ate qe i kerkohet dhe duhet te mesoje si te jetoje me tensionin neper ndeshje per te gjetur ekuiliber dhe per te nxjere ne pah kualitetin e tij.

Nuk ka humbur asgje djaloshi, e njoh mire lojtarin tim. Nuk do te kisha besuar tek ai dhe do te kisha kerkuar shitjen e tij por jo, e mbajtem dhe duam ta perdorim.”

Icardi po ben nje sforco te madhe per te marre pjese ne manover. A eshte rreziku qe te demtohet instikti vrases i tij tek porta me kete levizje?

“Jo sepse te gjithe ate qe do te beje ai do e beje per te sjelle te miren e pergjithshme tek Interi. Nese ben gol, perfiton Interi, rezultati dhe klasifikimi final.

Por ai ka qene gjithmone nje bomber i madh dhe ka pasur qe prej fillimit karakteristika te medha e mbi te gjitha mund te permiresohet akoma.

Por nese gjen nje mbrojes nga pas tere lojes, natyrisht qe duhet te kerkoje edhe zgjidhje te tjera. Edhe ai vet besoj nuk ka qef te qendroje ne nje vend por te vrapoje me shume. Pastaj do te shohim. Por sulmuesi i madh ben pikerisht ate qe do te beje Icardi kete sezon.”

Keita ka thene se per ty do te luante edhe ne mbrojtje. Si i ke pare blerjet e reja? Skriniar eshte rekuperuar?

“Pervec Nainggolan, te gjithe jane ne gjendje shume te mire. Skriniar eshte rekuperuar totalisht. Keita eshte e qarte qe do qe te vihet ne dispozicion si te tjeret.

Duhet pare nese do e beje ne menyren e duhur sepse do te kete nevoje per ekuiliber ne fushe. Torino do beje te njejten ndeshje si ndaj Romes.

Ka qene nje ndeshje e ekuilibruar ku Torino ka treguar vlerat e saj ne kundersulm. E aty duhet te jemi te kujdesshem duke pare se cfare ndodhi ndaj Sassuolos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.