Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Napoli, nuk firmos per barazimin. Per te fituar duhet Inter perfekt. Rafinha e Borja…”.

Spalletti: “Napoli, nuk firmos per barazimin. Per te fituar duhet Inter perfekt. Rafinha e Borja…”.
  • On 10/03/2018, 21:31

Ne pritje te vendosjes se kur do luhet Derby, Inter kthehet ne fushe te dielen ne nje ndeshje shume delikate kunder Napolit. Luciano Spalletti ka mbajtur sot konferencen e zakonshme ne Suning Training Center. Ja fjalet e tij:

Si do riktheheni pas asaj qe ndodhi te dielen e shkuar?

“Kemi punuar me skuadren, sigurisht qe ajo qe ndodhi te dielen ishte dicka qe na tronditi te gjitheve. Ishte ne kontakt te vazhdueshem me shume miq, Astori ishte nje kapiten futbolli, jo thjesht i Fiorentines. Te gjithe e pershendesnin dhe e respektonin kur luanin si kundershtar. Kujtimi i tij do mbetet pergjithmone”.

Cfare duhet per te bere me mire se Napoli, i cili vjen i nevrikosur?

“Ata vijne te nevrikosur pas nje hapi fals, ne vijme pas disa hapash fals, per kete nervi yne duhet te jete me i madh se i tyre. Duhet te jemi perfekt sepse skuadra e Sarrit ka idete e qarta dhe luan nje futboll te bukur”.

Shume i kane kerkuar ketij grupi se duhet te japin dicka me teper, e te kuptojne se cfare eshte Inter.

“Ne po ndertojme te ardhmen me ata qe ishin dje ne feste. Nuk ka vende per reagime banale nga disa individ. E perseritem edhe dje ne organizimin e festes, por ne e dim rendesine e nderin qe kemi per te qene pjese e nje skuader si Inter. Kemi deshire te ndjekim rrugen e atyre qe ne te shkuaren kane qene pjese e ketij klubi”.

Si jane Borja Valero e Vecino pas asaj qe i ndodhi Astorit?

“Jo vetem ata por te gjithe jane tronditur, po kur duhet te luajm futboll, duhet te luajme. Dicka qe me pelqente tek ai person ishte menyra sesi ai i bente gjerat, per kete duhet te sjellim nje mesazh ne fushe. Ishte nje nga personat me te mire te sportit tone”.

Ndeshja e neserme eshte shume vendimtare.

“Eshte cdo ndeshje, renditja eshte e hapur per 4 vendet e para. Varet edhe nga rezultatet e skuadrave te tjera, por ne duhet te mendojme cdo ndeshje si vendimtare. Kjo ka nje vlere akoma me te madhe per arsyen se vijme nga nje seri rezultatesh negative. Nuk kane mbetur edhe shume ndeshje, duhet ti fitojme te gjitha”.

Prisni ndonje gol nga mesfusha?

“Une e pres nga te gjithe. Kete kualitet e kane te gjithe lojtaret, sidomos ne ndeshjet e rendesishme. Pres gola nga te gjithe lojtaret”.

Mesfusha eshte nje repart i rendesishem. Borja Valero e Rafinha jane gati per te luajtur nga minuta e pare?

“Borja ka patur disa probleme, por po stervitet dhe do luaj disa minuta. Rafinha eshte ne rritje konstante, cdo dite e me teper tregon kualitetin e tij. Minutazhi i tij do rritet ndeshje pas ndeshjeje. Kjo i ben mire per ta patur plotesisht te gatshem, jo vetem disa minuta”.

Napoli, mendon se filozofia e Sarrit duhet te jete ne pankinen e kombetares Italiane?

“Duhet te jemi te kujdesshem tani. Une e kandidoj sepse eshte nje trajner qe ben nje loje te bukur. Skuadra e tij luan nje futboll konstant”.

Te gjithe e njohin modulin e lojes se Napolit, por eshte e veshtire te ndalet. Ke do hiqje nga sulmuesit?

“Ata jane shume te fort perpara. Kane shpejtesi, teknik, gola. Jane tre sulmuesa qe shohin shume mire porten e kane personalitet. Por edhe ne kemi nje sulm te mire. Nuk dua te mendoj per sulmuesit e Napolit por per te Interit, jane njelloj te fort. Ata kane karakteristike shpejtesine e tekniken”.

Keni bere gjithmone mire ne ndeshjet direkte. Cfare jepni me shume?

“Nuk japim asgje me shume, synimet kane qene gjithmone te njejtat. Ndoshta lojtaret marrin me shume pergjegjesi dhe dine cfare sherben ne keto nivele. Nuk duhet te ndodh por ndodh ne menyre te pavullnetshme. Edhe lojtaret qe kane luajtur ne klube tjera ku jane mesuar te fitojne te pergjigjen ne menyre te njejte. Mund te ndodh. Synimet e lojtareve me duken gjithmone shume te shendosha”.

Fakti qe nuk keni luajtur ne kete pushim “te detyruar” ju jep avantazh apo disavantazh?

“Nuk ndryshon asgje”.

Ne ndeshjen e pare ishit pothuajse perfekt dhe gati moret tre piket me vete, ishit edhe skuader. Keto kualitete duket se jane zbehur. Jeni dakord?

“Ne skuader ka vetem strategji individuale, te perbashketa. Sipas meje ne ndeshjen e pare kemi luajtur mire, ndoshta edhe duke rrezikuar pak qe nuk duhet te ndodh neser. Kemi filluar dhe ndertuar mire, por na ka munguar pasimi i fundit dhe disa situata tjera ku kemi gabuar. Por jam i bindur qe lojtaret kane bindur shume mire per rendesine. Jam i bindur qe do te dal ne pah gatishmeria per te qendruar brenda skuadres. Nuk ka te paprekshem nga rezultati negativ i skuadres. Humbja te sjell gjithmone te detyrat e tua”.

Matthaus ka thene qe Interi i ka te gjitha por duhet te deshmoj veten dhe qe duhet ekuiliber. Pajtoheni?

“Pajtohem gjithmone kur flitet per ekuilibrin. Pa te lojtaret nuk i zhvillojne sic duhet kualitetet e tyre. Eshte nje teme e pergjithshme, per distancen e skuadres, kolektivit. Matthaus e ka te lehte sepse bente gjithcka, ishte kudo. Gjithmone”.

Nga intervista per Inter TV duket se kuptohet qe neser do te ndryshohet strategjia.
“Pyetja ishte qe nese do ishte me mire te ndryshojme dicka ne mbrojtje. Megjithate, nese do te duhej te zgjidhja mes dy fazave, asaj sulmuese dhe mbrojtese mendoj se do te duhej te ndryshohej dicka ne sulm”.
Cfare prisni nga Candreva, qe nuk ka shenuar akoma?

“Fakti qe nuk ka shenuar akoma varet nga shume gjera, nese nuk shenon ai shenon dikush tjeter. Edhe kur kemi fituar ne fillim nuk ka shenuar por ka bere gjera te tjera. Dhe eshte ajo qe behet ne pergjithesi ajo qe ben diferencen. S’ka asnje problem”.

Ne perfundim te Napoli-Inter ju ishit nje nga te paktet qe doli i pakenaqur e deklaruat se mungoj kurajo. Neser do firmosje per barazimin apo do vazhdoje te ishe i pakenaqur?

“Jane momente te ndryshme, por nuk do firmosja per asnje rezultat. Te kesh frik nga humbja nuk eshte nje strategji. Mund te vij nje barazim duke tentuar vazhdimisht fitoren. Ne fillim thash se nuk me pelqente te kthenim topin prapa kur ishim ne sulm, kete pres neser. Kemi nevoje per fitore, per klasifikimin. Duhet te luajme per fitore e te bejme zgjedhjet me te mira”.

Cfare gabimi nuk deshironi te beni neser?

“Nese nuk kupton ate qe duhet te besh, te pakten duhet kuptuar ajo qe nuk duhet bere. Duhet te luajme afer njeri tjetrit, mos te lem hapsira sepse ata jane shume te rrezikshem. Ata luajne bashk prej vitesh, kete e tregojne edhe rezultatet e ketyre sezoneve. Po rivalizojne Juventusin qe jane teper te fort. Napoli meriton pergezime pasi keto vite ka qene nje nga te vetmet skuadra qe e ka rivalizuar ne fitimin e kampionatit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.