Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ndeshje e rrezikshme, te gjithe e dime pse. Icardi? Ja cfare pres nga ai neser ne fushen e lojes.”

Spalletti: “Ndeshje e rrezikshme, te gjithe e dime pse. Icardi? Ja cfare pres nga ai neser ne fushen e lojes.”
Inter Club Staff

Ne prag te ndeshjes shume te rendesishme per nje vend ne Champions ndaj Atalantes qe do te luhet neser ne oren 18:00 ne Meazza, Luciano Spalletti do u perball sot me gazetaret ne Suning Training Centre per konferencen ne prag te ndeshjes. 

Inter Club Albania sjell tek ju te gjithe konferencen e tij te plote ne shqip:

A mund ta konsideroni ndeshjen me Atalanten nje set point per zonen Champions?

“Me shume mundesi po. Eshte nje ndeshje e rrezikshme, te gjithe e dime pse. Fakti qe Atalanta eshte tashme nje kundershtar direkt do te thote se sa shume jane rritur ata ne vitet e kaluara.”

“Pastaj mos shkoni larg, e kujtoni ndeshjen e pare? Nuk jane nje skuader e bukur rastesisht, por nje skuader qe ka pasur nje rritje shume te rendesishme ne vitet e fundit qe kur Gasperini vajti aty.”

“Kane bere ndeshje te medha dhe prandaj ka pritshmeri te medha. Jane nje realitet europian tashme, jo vetem italian. Per Champions edhe ata i kane te gjitha kartat ne rregull. Askush nuk ja mohon dot.”

Mendoni se do te konfirmoni edhe Nainggolan edhe Icardin?

“Varet nga momentet. Nuk thuhet dot tani kush luan apo kush jo. Gjerat behen per te miren e Interit gjithmone.”

“Ndonjehere mund te duket e kunderta, por pergjigjet e dhena kane te gjitha kuptimin se po luftojme per te miren e Interit ne kete mes. Duam me te miren per keto ngjyra. Nga kjo varen edhe zgjedhjet e formacionit.”

Juve ju eshte dashur qe ta adaptoheni me lojtaret qe keni ne dispozicion, ashtu si i ka ndodhur shpesh edhe Gasperinit…

“Kjo eshte nje menyre se theni qe nuk paraqet realitetin. Une e njoh Gasperinin. Nuk eshte se ka lojtare te rinj sepse nuk mund te luajne tek Atalanta lojtare me emer.”

“Jo, Gasperini ka lojtare te rinj sepse ata lojtare qe ka jane cilesore. Rezultatet tregojne se ai i ka ndihmuar te gjithe te rriten nga ana profesionale. Ai eshte nje tranjer shume i zoti. Kete te mos e harrojme asnjehere.”

Cila eshte veshtiresia me e madhe e perballjes me Atalanten?

“Eshte pak a shume veshtiresia qe kane skuadrat e medha kur perballesh me ta. Edhe pse skuadra e tyre eshte nje skuader e re, por per mua jo. I njihet personaliteti, jane menjehere ta gatshem per tu perballur ne cdo cep te fushes.”

“Jane te gjithe te fuqishem dhe te medhenj. Aty tek skuadra e tyre duket i madh edhe Gasperini kur e sheh sepse e tille eshte ndertuar ajo skuader. Ata vene gjithmone ne plan te pare perballjen individuale me kundershtarin duke tentuar ta anullojne.”

“E dine tashme prej vitesh cfare duhet te bejne ne fushen e lojes dhe kane bindje se duelet do i fitojne. Njeri shkon te krosoje por tjetri shkon per tu futur ne zone per te goditur me koke. I kane memorizuar te gjitha levizjet. Duhet te jemi teper te kujdesshem.”

Ne ndeshjen e kaluar keni vuajtur sidomos ne goditjet e lira. A a keni studiuar kete aspekt kesaj radhe?

“Nese do te punohet ne menyren e duhur, nuk do i vuajme. Duhet te marrim pjese te gjithe ne cdo faze te lojes sepse atletet e zote ajne ata qe markojne mire dhe qe fitojne topin shpejt.”

“Duhet te optimizojme cdo moment. Une keshtu e mendoj. Duhet te mbrojme mire dhe duhet te shfyrtezojme sa me mire mundesite tona ofensive.”

Pa Zapaten prisni dicka me pak?

“Ne kemi jashte Lautaron, keshtu qe jemi baraz… (qesh). Ata kane lojtare gjithesesi qe mund ta zevendesojne shume mire ate, Barrow per me shume ishte bere edhe objektivi i yni sipas jush. Apo jo?”

“Por per mendimin tim luan Gomez. Ka kualitetin per te mbajtur topin dhe per ta xhiruar ate. Eshte nje lojtar qe gjen gjithmone kohen e duhur per topin.”

Duke pare dy muajt e fundit qe nga 13 shkurti, skuadra ka bere nje hap perpara ne rritjen e saj? Mendoni se dicka mund te mos funksionoje ne kete ndeshje si ne Genova?

“Ceshtja Icardi ka qene nje mundesi per te vleresuar qe Interi ka nje skuader qe esht e bashkuar, jo vetem nje lojtar te vetem. Pastaj e kam thene disa here: gjate nje sezoni ka momente qe duhen bere reflektime, analiza te thella.”

“Duhet te bejme zgjedhje qe nuk duhet te jene te vonuara sepse cdo gje qe ben me vonese do te demtoje me vone akoma me shume. Duhet kerkuar qe te jemi autentike dhe jo te frikesuar nga vendimet. Duhet te jemi te qarte, te jemi vetvetja.”

“Duhet vene dore ne momentin e pare qe ndodhin gjerat qe me pas te reagosh ne menyren e duhur. Skuadra me duket ka reaguar shume mire dhe gjendet ne habitatin e saj natyral per menyren se si e ka treguar potencialin ne Genova.”

“Pastaj ka shume demtime dhe situata si kjo, por grupi me siguri eshte kualitativ dhe ka nje nivel te larte personaliteti, e njohin futbollin dhe prandaj jane shume te afte per te luftuar per Champions.”

“Lojtaret kane nevoje te jene vetvetja, jane folur shume gjera per ta, por ata kane deshire qe si profesionista qe jane te tregojne qe gjerat nuk jane aspak ashtu si pershkruhen neper media. Ata punojne shume gjate javes, kenaqen akoma me shume nese gjate ndeshjes korrin frutet e punes se tyre.”

“Nuk mund te marresh vendime ne kundershtim me personin qe ti je. Mund te ndertosh pyllin vertikal por nese nuk je Boeri ndonje problem e ke. Keshtu edhe lojtaret, pak a shume mund te jesh nje lojtar i madh por nese te mungon dicka, nuk do jesh kurre aq sa duhesh.”

“Brenda ketij kompleksi mendimesh, mund te thuhen shume gjera, por duhet gjetur motivimi i duhur per te ecur perpara dhe per te gjene pjese integrale e nje grupi.”

“Per sa i perket Icardit, nga ai pres qe neser te ndihmoje skuadren, si gjithe shoket e tij.”

Ambjenti i San Siros, ku Icardi do te luaje per here te pare qe kur e gjitha kjo ndodhi, eshte pak si shume i ndare me dysh. Mendon se mund ta beje te ndihet keq? I kerkoni dicka publikut? 

“Zgjidhja eshte e qarte, nje publik si ai i Interit meriton nje stadium te rendesishem per menyren qe stadiumi te jete nje ndihme per skuadren. Interi eshte i gjithe personave qe e duan Interin dhe natyrisht e kane Interin ne zemer.”

“Eshte sidomos e atyre qe nuk lene fundjave pa e mbeshtetur. Une jam i bindur qe pikerisht per kete qe kane ne zemer ata e dine si duhet te sillen neser ne San Siro.”

“Une pres qe te kete nje deshire nga tifozet per te ndihmuar skuadren, grupin, ngjyrat dhe per te na ndihmuar ne arritjen e rezultatit sepse kundershtari qe kemi perballe duhet mundur duke perdorur te gjithe armet qe ne kemi.

Mbi San Siron, mendoni se duhet rikonstruktuar apo nje impiant i ri?

“Nuk kam njohurine e duhur per te gjykuar. Keshtu qe nuk ve gishtin te asnje zgjedhje.”

Ne ndeshjen e pare ishte nje ndeshje e keqe per Interin. Ne cfare gjeje jeni rritur me shume deri ne kete moment qe atehere?

“Kemi arritur te kuptojme qe duhet te perballemi ne menyren e duhur me ndeshjet. Nuk duhet te genjehemi qe ne momentin e pare qe kundershtari tregohet me i mire se ne qe ne momentin e pare. Duhet te kemi durim.”

“Ate qe ka ndodhur e kemi harruar tashme, tani kemi nje ndeshje tjeter e duhet te bejme mire. Duhet te kuptojme qe ne i kemi aftesite per te bere mire. Duhet te besojme tek vlerat tona per te arritur rezultat.”

De Vrij dhe Lautaro nuk do te jene. Do i shohim ne fushe ne ndeshjen e ardhshme?

“Njehere kemi ndeshjen e neserme sepse jane disa hapa per tu bere nje e nga nje e nuk mund te themi gje tani. Por duhet ti shohim ata te dy edhe ne disa stervitje te tjera per te vendosur se kur do te rikthehen. Per neser e shoh te veshtire per ta, per te radhes te shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.