Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

835 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ne jemi Interi, nuk kemi as frike e as zili askend. Ndaj Barcelones…”

Spalletti: “Ne jemi Interi, nuk kemi as frike e as zili askend. Ndaj Barcelones…”
Ardis
  • On 05/11/2018, 21:52

Luciano Spalletti ka folur ne prag te ndeshjes Inter-Barcelona. Kjo eshte intervista e plote ne shqip e Luciano Spalletti-t:

Sa besim ju kane dhene rezultatet e fundit per llojin e ndeshjes qe duhet te luani?
“Gjithmone kemi thene qe mund te luajme kunder te gjitheve dhe jemi po ato qe kemi qene. Rezultatet e fundit perforcojne konceptin per te cilen kjo eshte vertete rasti per te pare nese me te vertete mund te luajme si te barabarte”.

Cfare keni menduar kur keni pare se Messi eshte grumbulluar?
“Sic tregojne ndeshjet e Barcelones ne mungesen e tij, gjithsesi aty ekziston nje mentalitet te zhvillimit maksimal te lojes qe ben diferencen. Eshte mese e qarte se Messi eshte qershia mbi torte. Eshte bluza qe veshin femijet qe enderrojne te behen futbolliste. Eshte nje sinjal qe eshte me i miri. Te gjithe futbollistet e medhenj e prekin topin dy here. Ai ne te njejten e prek topin kater here, gjithmone dyfishin. Me pas eshte mese e qarte, qe shkolla e futbollit qe kane i ben ata me te fortet ne bote”
.

Ju keni thene qe rekomandimet mbi Tripleten jane derguar serish tek derguesi, por a nuk do te ishit ne avantazh se si kjo skuader duhet ta perballoje Barcelone-n?
“Sipas mendimit tim, jo. Eshte gjithmone i njejti diskutim. Futbolli eshte gjithmone i njejti, thuhet kur do te tregosh dicka te perbashket me te gjithe per te gjetur referime. Por me pas duhet te shkosh ne dhomat e zhveshjes, te pergatisesh stervitjet, te zhvillosh nje ide dhe menyra e te sjellurit duhet te jete kjo. Ne jemi nisur nje vit e gjysem me pare dhe jemi duke shkuar ne drejtimin e duhur sepse duhet ta zbatosh ne praktike ate gje. Menyra e te punuarit ka nje vlere. Gjithashtu te vlefshme jane edhe roli, gjithashtu edhe profesionaliteti”.

Ne konferencen tuaj te fundit keni thene se nese do te kishit pergatitur ndeshjen si Barcelona do te kishit pesuar humbje 18-0. Ishte nje kritike apo nje lavderim?
“Po perse nje kritike? Kane dale ne fushe ne momentin e fundit, per me teper kane cilesine e te kushtezuarit me vehte, qe nuk kane nevoje qe te pergatisin ndeshjen me dy dite stervitje. Ata jane tashme ne ate nivel qe ne kerkojme te arrijme prej ditesh. Nuk me lejohet te kritikoj asnje, absolutisht, per shkak te edukimit qe me kane dhene. Por nese me duhet te kritikoj, nuk eshte Barcelona. Mendoj se kjo eshte rruga e duhur qe duhet ndjekur, eshte nje gje qe me pelqen te vazhdoj dhe te ndjek dhe do doja qe ta transferoja brenda skuadres sone si menyre e te drejtuarit te ndeshjes. Kjo do te thote qe te kesh nje menyre te punuari me te shpejte per te arritur tek objektivat tone. Barcelona eshte nje pike referimi per te gjithe trajneret, jo vetem ne futboll por edhe ne sporte te tjera. Komplimente.

Mbas ndeshjes ne transferte keni kerkuar nje menyre te sjelluri ndryshe, por cfare do donit te ndryshonit ne aspektin e taktikes dhe teknikes?
“Ne nuk kemi arritur te mbajme topin mbasi e rimerrnin, jo mjaftueshem per te thyer tendencen e ndeshjes. Duhet te jemi me te zote kur e rimarrim topin, sepse atyre nuk u pelqen kur topin e kane kundershtaret dhe kerkojne qe ta rimarrin serish. Per kete arsye koha dhe hapesira do te jene te ngushta, eshte e nevojshme qe te kesh kualitete dhe personalitet. Ne kete ndeshje do te jete e veshtire te gjesh hapesira te mjaftueshme per te luajtur. Duhet kualitet te shikosh me mendje se ku kerkon te shkosh, perpara se te perdoresh syte”.

Nainggolan, qe shpesh ka luajtur si trekuartist, mund te beje rolin e mesfushorit te brendshem ne modulin 4-3-3 qe po perdorni?
“Per momentin duhet vleresuar mire se si eshte fizikisht. Ne stervitje do te kemi nje pergjigje me te sakte. Ai di te beje edhe mediano-n. Nga aty e ka filluar. Nuk eshte trekuartisti ai qe kapercen tre kundershtare, kualiteti qe performon me depertimet e tij dhe me ate deshire dhe force per ti kaluar. Te krijon probleme per te krijuar loje ne menyre komode”.

Eshte e tepert te mendosh per vendin e pare ne grup? Cfare ndryshimi ka midis vendit te pare dhe te dyte ne grup?
“Edhe duke dashur ti stimuloj nuk duhet te jemi mendjemedhenj. Kualifikimim duhet akoma qe ta fitojme dhe kemi akoma edhe tre ndeshje te veshtira. Te gjendesh ne kushtet e mundesise per te kaluar grupin dhe cdo gje varet nga ne sepse kemi bere hapa te rendesishem, duhet te jete gjeja me e rendesishme, qe na jep vemendje maksimale. Do te jemi te lumtur edhe sikur te kalojme grupin ne vend te dyte”.

Fakti qe 12 lojtare kane arritu te realizojne gola dhe qe keni mbrojtjen me te mire ne Europe jane te dhena qe ju bejne krenar?
“I japin me shume vlere atyre kater pikeve qe mungojne. Ekziston konsiderata qe kampionati jone eshte nivel me i larte. Ka pasur nje nivelim ne drejtim per lart, jo nje rrafshim per poshte. Ka skuadra qe jane ndertuar ne menyre korrekte dhe qe gjenden lart ne klasifikim te perbera nga shoqeri te ndryshme. Duhet te tregohemi te kujdesshem ndaj perballjeve sepse jane gjithmone konteksti per te bere diferencen. Eshte nje rritje ne vazhdim”.

Pa Messin Barcelona do te aktivizoje Rafinha-n. Jeni penduar qe nuk e keni blere ?
“Nuk di si te pergjigjem sepse tashme i kam thene te gjitha. Ka qene nje nga lojtaret e rendesishem qe arritem te luajme keto ndeshje te ketij kompeticioni. Me pas kemi arritur ne fund dhe koha dhe cmimi nuk na premtoi qe ta transferonim ne ate moment. Barceloni i kerkonte ato para, nuk mund te realizohej. Ishin disa rregulla qe duheshin respektuar dhe shoqeria ka bere mire qe i ka respektuar. Kam 25 vjet qe punoj ne kete sport. Sipas pikepamjes sime duhet te bej disa zgjedhje. Rafinha eshte nje futbollist madheshtor dhe nje person spektakolar. Mund te behet nje element i forte ne nje skuader por mund te luash futboll edhe pa te. Ajo qe eshte e rendesishme eshte skuadraqe i jep rendesi elementit, asnjehere e anasjellta. Une do e takoje me shume deshire dhe do ta stervisja vullnetarisht. Por ai tashme luan per Barcelonen dhe do te kerkoje qe te realizoje gol serish”.

Mentaliteti i duhur eshte te kerkosh te fitosh neser apo te marresh ndonje rezultat tjeter?
“Eshte dicka qe nuk mund ta besh. Eshte leximi i ndeshjes ne fushe qe te thote se cfare duhet te beje skuadra. Duhet te pozicionohemi duke mbuluar pjese specifike ne fushe. Dhe nese arrin ta realizosh eshte e qarte se te krijohet hapesire mbrapa linjes se mbrotjes”.

Do te ndryshoje sjellja juaj nese do te jete ose jo Messi?
“Eshte nje shqetesim per te gjithe nese luan Messi por sjellja nuk ndryshon. Eshte e nevojshme qe te rriten interpretimet, paparashikueshmeria, por ne do te shkojme te mbulojme hapesirat. Fillimisht, e rendesishme eshte pozicioni i shokut te skuadres dhe jo e kundershtarit, edhe pse eshte e qarte qe me Messin eshte dicka tjeter. Eshte nje nga me te fortit ne bote”.

Per punen qe po zhvilloni ekziston ndonje mundesi qe te lini nje pershtypje si Cruijff ose Guardiola?
“Ky eshte diskutimi, te shkosh te punosh ne detaje dhe te percjellesh mesazhin ndaj komponenteve te asaj qe duhet te jete futbolli qe duhet te luhet. por me pas per tu perballur me keto skuadra kerkohet nje kohe per tu ekzekutuar. nuk mund te behet ne moment, dhe duhen elementet e duhur, te ekzekutuesve me ato kualitete dhe karakteristika. Eshte e qarte qe eshte e rendesishme ta gjesh ne elementet qe disponon. Sarri-t ju deshen 2-3 vjet pune per te arritur ne kete nivel. Ancelotti e ka modifikuar, por luajne nje futboll te bukur. Kemi mberritur ne 30 pike. Tashme fillon te arsyetosh qe jemi me mire se Napoli. Napoli eshte skuader e forte dhe ka nje mentalitet te tille prej vitesh. Ne në sezonin e kaluar kemi bere nje kampionat te bukur por kemi humbur fizionomine tone ne disa raste dhe kjo gje nuk duhet te ndodhe. Mund te ndodhe qe te humbasesh por ne zhvillimin e lojes gjen gjithmone bazen e punes qe po realizon. Ne jemi rritur. Duhet te qendrojme ne kete nivel te futbollit. Vitin e kaluar e kemi nisur fort me pas kemi pasur disa veshtiresi, “vampiri” i Pinetinas na ka lene pa gjak te gjitheve. Tashme duhet te mbajme kete nivel. Te gjitha keto jane gjera qe mesohesh duke punuar”.

Sipas Allegrit Barcelona eshte favorit per Champions League, Interi per skudeton. Cfare mendoni?
“Tentohet gjithmone te krijohet vemendje ndaj te tjereve. Eshte nje loje qe behet ne kete profesion. Ata jane me te forte se te gjithe dhe me shume mundesi kampionatin do ta rifitojne ata derisa te perballen me nje skuader qe ben gjera te pabesueshme. Barcelona eshte ndertuar qe te jete ne vendet e para. Juventus ka potencialitete, por Barca eshte e me e fuqishme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.