Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

701 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti i ashper: “Barazim i drejte, nuk e mohoj. Penallti mbi Zaniolo? Ju nuk jeni mire…”

Spalletti i ashper: “Barazim i drejte, nuk e mohoj. Penallti mbi Zaniolo? Ju nuk jeni mire…”
Inter Club Staff

Nje barazim 2-2 ka qene rezultati i ndeshjes se sotme te Interit dhe Luciano Spalletti pas ndeshjes eshte ndalur menjehere perpara mikrofonave te mediave per te komentuar ndeshjen. 

Ja fjalet e teknikut zikalter:

“Dy skuadra te ndryshme qe kane luajtur nje ndeshje te bukur dhe kane provuar ta fitojne deri ne minutat e fundit. Me nje mentalitet te duhur. Por eshte nje barazim qe duhet ta pranojme. Ata mund te thone dicka por edhe ne. Brazimi ishte i drejte.”

Jane pare limite tek ky Inter qe sot mund te kishte 7-8 pike me shume? Duke pare skuadren ne dispozicion, jane shume piket e humbura…

“Po cfare skuadre kam une? Kualiteti? Si Roma, si Lazio, si Milan, me pak se Juventus dhe me pak se Napoli ose si Napoli. Nuk mund te fitohet cdo ndeshje ne futboll. Ne jemi ne vendin ku ishim programuar te ishim ne fillim te sezonit. Jemi afer Napolit dhe me lart se Milani i programuar per te bere gjera te medha. Une kur erdha ishim 26 pike larg Romes, 28 nga Napoli dhe 30 nga Juventusi. Duhet te shenojme me shume ama, sot kemi pasur mundesi. Por kemi humbur shume dhe pesuar dy gola. Per momentin eshte keshtu, rezultati duhet pranuar.”

A je ndjere keq per ofendimet nga stadiumi?

“Po jo, cfare thoni. Ama te ofendosh nuk eshte dicka e bukur, per vershellesh mund ta besh pa problem.”

A do te kishte besuar me shume tek Zaniolo?

“Ai ka qene pjese e nje operacioni. Ka kualitet dhe me behet qe fi qe ka bere nje ndeshje te bukur. Ppr te shohim ku do te arrije. Nuk eshte vetem Zaniolo ne kete mes: ai ben pjese ne nje operacion qe ka te beje me lojtare, plusvalenca, levizje dhe kosto.”

A kishte penallti tek rasti i Zaniolo per Romen?

“Duhet ta shof mire, por me kane thene qe eshte e dyshimte. Ashtu si per mua eshte edhe rasti i Manolas tek Icardi ne fund: greku nuk arrin tek topi dhe Mauro qe ka kapur topin peson nje tronditje nga prapa. Ju nuk jeni mire kur vjen momenti per te folur per te tilla gjera. Gjithesesi eshte e vertet qe ndeshjet ndryshojne ne baze te skuadrave qe luajne nese keto te fundit e interpretojne mire ndeshjen. Por nese themi se Roma pati nje rast per penallti te dyshimte, e njejta gje vlen edhe per ne. Arbitrimi ishte pozitiv sot, duhet theksuar. Edhe largimi im ishte i drejte.”

Si mundet Juventusi?

“Duke bere nje gol me shume se ata.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.