Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,618 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti ne konference: “Pak alternativa? Nuk dua te flas per kete. S’kemi vjedhur asgje”

Spalletti ne konference: “Pak alternativa? Nuk dua te flas per kete. S’kemi vjedhur asgje”
Bujar Berishaj

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka folur pas ndeshjes ne konference per shtyp duke komentuar keshtu ndeshjen Bologna 1-1 Inter:

Interi ka problemin qe ka vetem Karamoh dhe Pinamonti per te ndryshuar nje ndeshje qe shkon keq? Pak alternativa?
“Eshte nje analize qe me mire mos ta bej, ekipi eshte ky qe eshte deri ne dhjetor. Ka gjera qe mund te permiresohen qe tani. Karamoh, Vanheusden… jane te gjithe lojtare qe kemi vendosur t’i mbajme dhe te mbeshtetemi te kualitetet e tyre sepse kane perspektive. Te mos ndikohemi nga nje ndeshje qe nuk ka shkuar ashtu sic kemi dashur. Dhe pres qe edhe ata te kene menjehere ate frymen qe duhet per te luajtur te Interi. Kam pritur pak edhe per zevendesimin e dyte, por nuk jam shume dakord me ata qe thone qe kemi bere shume keq. Ka munguar kualitet dhe levizshmeri ne zonen qe ka rendesi. Sigurisht nuk kemi bere nje ndeshje te mire, duhet te rrisim shpejtesine dhe kualitetin. Prisja dicka me shume pas barazimit”.

Rezultat i drejte?
“Duhej me shume gjalleri. Pastaj kthehem te them: nese Handanovic ben nje pritje eshte e drejte, Juve me Buffon ka fituar kampionate. Nese jo bej lojen qe mund te kishim shenuar menjehere me Joao Marion… Bologna nuk do te kishte vjedhur asgje nese do te kishte fituar, por as ne me barazimin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.