Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

920 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti ne menyre te papritur: “Miranda jashte? Ai ka me pak deshire se te tjeret per…”

Spalletti ne menyre te papritur: “Miranda jashte? Ai ka me pak deshire se te tjeret per…”
Inter Club Staff

Pas turit tradicional te intervistave per televizionet qe i kemi postuar edhe dje ne darke ketu ne faqe, Luciano Spalletti na folur edhe per FcInterNews pas ndeshjes.

Ai ka dhene disa deklarata per pjesen e dyte por ka folur edhe per Miranden qe te lene vend per dyshime.

Keto kane qene fjalet e Spallettit:

Cfare ka ndodhur ne pjesen e dyte?

“Me siguri e kemi bere te duket e thjeshte fitorja pas pjeses se pare, por ne pjesen e dyte humbem koken dhe falem shume fushe. Pastaj erdhi dhe ai gol i pare qe akoma nuk e kuptoj si erdhi. Pas 2-2 nuk ditem te regonim dhe kjo sjellje e jona i dha avantazh Torinos ne loje.”

Vitin e kaluar u pa nje identitet ne loje. Kete vit duket nje nisje me e veshtire. Miranda nuk eshte me i preferuar? Apo ka dicka tjeter? 

“Me bej pyetje me te thjesha here tjeter dhe nje e nga nje… Kemi luajtur nje ndeshje me tre mbrojtesa edhe ne Sassuolo dhe kemi mbrojtur po njesoj, por varet shume edhe nga kundershtari.”

“Ne sot i sulmuam fort kundershtaret qe ne fillim, e nisem mire, por pasi pesuam gol sikur u thermua dicka. Pjesa e pare tregon se gjerat u zgjodhen mire ne fillim. Ajo qe duhet te rregullojme eshte pjesa e dyte.”

“Sot doja nje ndeshje sulmuese, te kapnim aty ne zonen e tyre kundershtarin. E kemi bere mjaft mire deri ne minuten e 50.”

“Pjesa e pare shkoi shume mire dhe nuk e kuptoj se ku do te dalesh me kete pyetjen e identitetit.”

“Miranda? Eshte i forte. I forte si D’Ambrosio dhe De Vrij. Por po jua bej te thjeshte: vitin e kaluar kishim nje formacion te forte, kete vit kemi dy formacione te forta.”

“Vitin e kaluar e nisem mire, kete vit e nisem keq. Dhe duket e qarte qe duhet te bejme me shume. Avantazhet e vogla fillojne pikerisht nga gjerat qe heqim dore.”

“Miranda eshte dikush ne skuader qe nuk ka shume deshire qe te ndertoje loje. Ai ka vlera te tjera, por jo kete. Une sot kisha nevoje per nje ndeshje me sulmuese e keshtu zgjoda D’Ambrosio dhe De Vrij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.