Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 18, 2019

Scroll to top

Top

2,652 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Ne ndeshjet e ardhshme luajme te ardhmen. Icardi deshiron vetem te miren e Interit.”

Spalletti: “Ne ndeshjet e ardhshme luajme te ardhmen. Icardi deshiron vetem te miren e Interit.”
Inter Club Staff

Udinese-Inter eshte tek dera dhe sot ka folur per mediat tranjeri i Interit, Luciano Spalletti. 

Ai eshte ndalur perpara mikrofonave te Sky Sport pas konferences per shtyp dhe ka folur ne prag te ndeshjes ne Dacia Arena:

“Kur sfidohen skuadra qe luajne per te mos rene nje kategori me poshte, eshte shume e veshtire sepse kjo behet nje ndeshje per jete a vdekje si per ta por edhe per ne qe kemi nje objektiv te rendesishem.”

“Shume do te varet nga kater ndeshjet e ardhshme, luajme me te ardhmen tone ne keto ndeshje. Duhet te bejme mire qe nga minuta e pare. Transferta e Udines eshte e veshtire.”

Fakti qe flitet qe tani per te ardhmen tuaj a ju shqeteson?

“Per sa me perket mua, e ardhmja ime quhet Udinese-Inter. Pastaj ndeshja me Chievon. Pastaj Inter-Empoli. Kjo eshte e ardhmja ime.”

Kush do te luaje neser ne sulm?

“Provoni gjithmone, por nderroni teme sepse u lodhem tani. Icardi dhe Lautaro Martinez mund te luajne te dy ashtu si keni thene edhe ju: prandaj, mos u habisni. Tani kemi arritur nje nivel superior, mund tja lejojme vetes edhe ti hedhim nga minuta e pare te dy.”

Fotot ne rrjetet sociale te Icardit?

“E kam pare qe nga momenti i pare qe kur ka ardhur te ekuilibruar, serioz dhe i bindur per te bere mire per Interin. Ai i do te miren Interit. Une e shoh cdo dite. Ai vishet si nje lojtar i Interit kur eshte nevoja. Ne kohen e lire mund te beje cfare te doje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.