Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

237 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti ne Wembley per te prishur nje mallkim.

Spalletti ne Wembley per te prishur nje mallkim.
Ardis
  • On 28/11/2018, 15:36

Nje mbremje e rendesishme per Inter-in qe sonte do te kerkoje te kualifikohet ne 1/8 e Champions League per te arritur synimin e pare sezonal.

“Per te lene shenjen e tij ne Wembley sonte do te provoje edhe Inter-i i Luciano Spallettit, ne kerkim te nje kalimi te turnit per te shkruar nje kapitull te rendesishem te rilindjes. Prej 6 vitesh zikaltrit qendrojne jashte fazes se 1/8 te Champions League, te ndeshkuar per fajin e tyre nga elita e futbollit europian”.

“Ky eshte nje rast qe nuk duhet humbur: mjafton qe te mos humbasin dhe fitojne bileten per fazen e 1/8 te Champions League, te arketojne edhe 10 milione € te tjera nga UEFA qe i shtohen 40 milioneve € tashme te arketuara”, lexohet ne Corriere dello Sport.

“Nese mposhten nga Tottenham-i i Mauricio Pochettino, shpartalluesi i Chelsea-s se Maurizio Sarri-t, disa dite me pare, do te thote qe do te vene ne dyshim kualifikimin dhe ti besosh vullnetit te mire te Barcelona-s, e detyruar te mos humbase ne ndeshjen e fundit kunder anglezeve”.

“Spalletti kerkon qe ta mbylle ketu dhe tashme ceshtja e kalimit te turnit, per te evituar pasoja te pakendshme dhe per te prishur mallkimin personal: ne 7 ndeshjet e luajtura ne Mbreterine e Bashkuar te karrieres se tij, eshte mposhtur dhe eshte kthyer ne shtepi me 7 humbje”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.