Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 12, 2020

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Neser nuk kam asnje mungese, duhet te marim maksimumin”.

Spalletti: “Neser nuk kam asnje mungese, duhet te marim maksimumin”.
  • On 03/04/2018, 18:12

Luciano Spalletti ka mbajtur sot ne Suning Training Center konferencen perpara Derbyt. Ja fjalet e tij:

Sipas Gattusos ky derby do jete deciziv.
“Mund te them se lojtaret tane kane qene te zotet per te na vendosur ne nje pozicion ku ky Derby nuk eshte deciziv, por vlen shume e duhet te marim maksimumin”.

Nga cfare lindi kjo ngritje e Inter?
“Nga lojtaret. Edhe pse per nje periudhe ne humbem vazhdimesine, por e rendesishme eshte qe jemi rikthyer, po shperblehet puna e tyre”.

Mungon vazhdimesia, pika e dobet?
“Duhet te japim gjithcka ne cdo ndeshje”.

Nuk mbahen mend 3 ndeshje te ketij niveli per Brozovic. Mund te jete ai organizatori i lojes?
“Une bera nje gabim te pavullnetshem, e vendosa ne ate pozicion ku ka shume pergjegjesi. Ky pozicion i dha atij me teper besim se mund te komandoj. Ne kete rol ai eshte nje lojtar i fort”.

Dy ndeshje afer, si eshte skuadra?
“Asnje shqetesim, lojtaret jane gati”.

Si ndiheni kur jeni ne nje moment te erret?
“Te jesh ne nje moment te veshtire, duhet te ndihmosh lojtaret per te dal. Ndonje moment nuk mund te jemi te lumtur. Por asnjehere nuk duhet humbur besimi dhe duhet punuar per te gjetur zgjidhjen”.

Ndeshjen e shkuar vuajtet ndryshimin e lojes se Milan. Me Cancelon mund te shmanget kjo situate?
“Milan eshte nje skuader e fort. Ne kemi lojtar te fort. Ata jane mire e po luajne nje futboll te bukur me vertikalizime e kontroll topi. Duhet te pergatitemi mire per ti dominuar ata”.

Dy derbyt e ketij sezoni ishin si nje rinisje njeher per ju e njeher per ata. Mund te jete ky Derby nje rikthim edhe per ju?
“Nuk e di sesa mund te vlej ajo qe mund te humbim, por di qe te fitojme kete derby vlen shume. Ata jane ne nje pozicion te afert”.

Po punon per duelet individuale?

“Duelet jane dicka tjeter, vlen skuadra, personaliteti e vendosja ne fushe. Ky eshte nje Derby me karakteristikat qe une pelqej, dy skuadra qe luajne per nje renditje me siper. Do jene gati 80 mij persona ne stadium. Eshte nje Derby qe meriton qyteti i Milanos”.

Ne nje ndeshje si kjo Perisic e Candreva duhet te japin dicka me teper, duke pare edhe pikat e dobeta te Milan?
“Lojtaret e sulmit duhet te fitojne duelet nje per nje ne menyre qe te bejne diferencen. Te njejten loje bejne edhe ata”.

Cancelo ka te njejten deshire si Rafinha per te qendruar tek Inter?

“Sipas meje po. Eshte i lumtur nga te gjitha anet, lojtaret, qyteti e tifozet. Eshte pershtatur mire e po na ndihmon teper. Te gjithe duartrokasin kualitetin e tij, edhe familja e tij eshte e lumtur”.

Duhet te beheni “te keqinj”. Do jete nje ndeshje agresive?
“Ndeshjen po pergatisim e dim se cfare duhet te bejme. Duhet te tregojme ato qe ne dim te bejme. Duhet te tregojme forcen tone per te luajtur nje ndeshje kaq te rendesishme”.

FcIN – Nuk luani ne asnje kup tjeter, eshte ky nje avantazh per ju?
“Ky formacion eshte perzgjedhur per shkak te formes qe po kalojne. Ne kuruam plagen ne te cilen po vuanim. Shpresojme qe mos te kemi me probleme, keta qe po luajne si titullar momentalisht kane dhene me teper se te tjeret. Skuadra ka force, sic e kam thene gjithmone. Kemi 3 ndeshje ne transferte rrjesht, duhet te tregojme forcen e kurajon per ti luajtur e fituar kunder cilitdo kundershtar. Ndeshja e pare eshte kunder Milan”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.