Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Nga neser ne luajme te ardhmen. Marotta? Atij i them vetem se…”

Spalletti: “Nga neser ne luajme te ardhmen. Marotta? Atij i them vetem se…”
Inter Club Staff

Pas pauzes se kombetareve, tashme eshte radha e fjales se Spallettit ne prag te Inter-Frosinone e cila shenon takimin e pare te nje Tour de Force 2 per Interin.

Tekniku zikalter si gjithmone ka folur ne Suning Training Centre ne prag te ndeshjes se neserme.

IC Albania ju sjell ne shqip deklaratat e tranjerit zikalter:

Interi fillon neser nje Tour de Force 2 ndeshjesh. Kesaj radhe cdo gje varet nga Interi: a pret nje kapercim tjeter kualiteti?

“Nuk do e shikoja keshtu. Neser duhet fitorja, por nuk eshte me e thjeshte se te tjerat. Ne i vuajme gjithmone keto lloj ndeshjesh, nuk duhet ta bejme neser. Neser luajme nje copez te mire te se ardhmes. Nuk duhet te kete rritje vetem ne disa ndeshje te caktuara, por perballe cdo kundershtari. Nje skuader e ndjekur si Interi eshte normale qe ti motivoje kundershtaret. Si pasoje, ne keto ndeshje duhet te gjendemi me te forte. Nuk ka nje sjellje ne fushe per nje skuader e nje tjeter per nje skuader tjeter. Interi ne fushe sillet si Inter.

Marotta cfare do te sjelle? Nese Sabatini ishte Springsteen dhe Ausilio eshte Bono Vox, ai kush eshte?

“Le te presim sinjale nga klubi dhe presidenti. Ka nje tratative ne mes por presidenti po rikthehet nga Kina dhe pastaj ai do te flase per kete situate. Ashtu si i kam thene edhe atij, per mua ai eshte nje trekuartist qe luan ndermjet linjave te fushes. E di se kur duhet te beje levizjen e duhur. Ai ka qene ne te gjitha skuadrat e nje niveli te ndryshem ne Serie A, atij i them se rezultatet qe ka mbi shpine dhe fitoret flasin per te.”

Sa do te peshojne tre transfertat pas ndeshjes se neserme ne ndeshjen ndaj Frosinones?

“Do te peshoje sepse duhet te gjejme metrin e duhur per te ndihmuar lojtaret ne ndeshje kaq te aferta me njera-tjeteren. Nuk eshte se une zgjedh se kush do te qendroje jashte apo brenda, por une zgjedh metrat e duhur dhe dua qe te gjithe lojtaret te jene gati per cdo lloj ndeshjeje. Kush do te zgjidhet, duhet te tregoje qe vlen. E kemi ndertuar skuadren per te luajtur ne nivele te tilla dhe per te fituar gjithashtu.”

Nainggolan vjen nga nje demtim. Neser do te nise nga e para? Keita do te luaje?

“Kushtet fizike te Nainggolan jane te cuditshme, asnjehre normale. Ai edhe ne 10 minuta loje mund ti jape nje goditje lojes sepse ashtu e ka menyren se si luan. Tani eshte totalisht i rekuperuar dhe eshte nje njeri qe e ndjen shume pak lodhjen. Ta kemi ne dispozicion na ben te ndihemi mire. Keita eshte nje lojtare top, ka bindje dhe mund te kaloje kundershtaret ne cdo moment te lojes. Por sic e thash edhe me pare, duhet te kemi kujdes sepse karakteristikat e lojtareve nje ndeshje pershtaten dhe nje jo. Si ata qe jane rikthyer nga kombetaret por edhe ata qe punuan me mua gjate javes duhet te jene ne kushtet e duhura per te luajtur.”

Pse ka kaq shume demtime ne Itali? Duhet zgjeruar baza per janarin?

“Ndodh ne ekipet e medha sepse lodhja per te arritur tek rezultatet (edhe ajo mendore) krijon tensione te teperta edhe per muskujt. Skuadrat e medha kane nje numer te rendesishem ndeshjesh, mund te ndodhe qe te vritesh. Nuk me duket se Interi ka pasur shume, jemi brenda normes. Eshte e qarte pastaj se nese ndodhin te gjitha ne te njejtin pozicion, aty behet cdo gje e veshtire. Por per momentin nuk kemi nevoj te bejme asnje ndryshim ne merkato. Nese hapet ndonje mundesi ne do te jemi gati, por nevoje nuk kemi.”

FCIN – Kush mund te luaje si mbrojtes krahu pervec dy lojtareve qe nuk jane demtuar?

“Per mbrojtjen  me kater pervec D’Ambrosio dhe Asamoah, ka shume qe mund te luajne ne krah te mbrojtjes. Me Tottenham per shembull ka luajtur Skriniar. Por kemi lojtare qe mund ta bejne pa problem edhe mbrojtje-sulm. Per Vrsaljko kemi besim se mund ta rekuperojme me heret por per Dalbert me vjen pak me shume keq sepse po kalonte nje moment te mire. Ai ka kualitete per ti treguar tifozeve, duhet te ishte sot i gatshem por sa keq per demtimin. Eshte nje lojtar shume i forte.”

A e prisnit nje Politano kaq te forte? 

“E prisja edhe me mire se ajo qe ka treguar deri me tani me ne apo me kombetaren. Ka qene nje cmim qe ka mare goli, por ndihma e Gagliardinit e coi tek goli ate. Per mua Poliano ka potencial per te dhene akoma me shume ne fushen e lojes.”

Si e keni pare Icardin pas goilit me Argjentinen?

“Ai eshte nje specialist. Ai e ndjen peshen e topit me pak se te tjeret dhe shenon pa problem ne cdo situate. Per sa i perket golave te shenuar te gjithe e dime se cfare lojtari eshte ai. Ne duhet ta veme me shume para porte sepse Mauro nuk te fal. Por ai jep gjithmone hspirtin ne fushe. Mu be qefi per golin me Argjentinen. Tani ta ndihmojme per gola me Interin.

Per fuqine qe ka Perisic a eshte normale te presim me shume?

“Varet se cfare kerkon. Ti mendon se ka treguar pak kualitet, qe ska bere rekuperime ne fundore apo qe nuk eshte ok taktikisht? Une mendoj te kunderten. Eshte e qarte se kur ben nje pune ne te gjithe fushen si detyra qe ai ka nga une, vuan pak por mbeshtetja qe ai ben ndaj skuadres eshte total. Kur ben vrapime prej 100 metrash dy apo tre here ne ndeshje, nuk ke me freskine per te dribluar lehte kundershtarin. Ne pergjithesi per mua eshte ne rregull edhe ky Perisic qe shoh cdo ndeshje, sepse ai i ben te gjitha detyrat qe i kerkohen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.