Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti nuk gjen paqe: “Nuk me plas fare per komplimentat, doja dicka tjeter. Do te shoh per…”

Spalletti nuk gjen paqe: “Nuk me plas fare per komplimentat, doja dicka tjeter. Do te shoh per…”
Inter Club Staff

Eshte nje Luciano Spalletti teper i zhgenjyer dhe mund te thuhet edhe i xhindosur kur eshte paraqitur perpara mikrofonave te Inter TV per te analizuar 0-1 e Allianz Stadium. 

Pas intervistes per Sky, ai ka folur per Inter TV dhe keto kane qene fjalet e tij te plota per televizionin zikalter:

“Kemi bere ate qe duhet te benim. Skuadra jone ka merita per nje ndeshje te mire sot, por duhej bere me shume.”

“Nuk e kuptoj pse e ulim aq shume tensionin ne momente te caktuara ndeshje. Aspak nuk e kuptoj. Te vjen inat qe nuk merr me vete nje premio per kete ndeshje sepse merituam dicka me shume.”

“Skuadra ka drejtuar ndeshjen por pastaj rezultati humbi, nuk u mor ne shtepi. Nuk na plas fare per komplimentat pa kompletuar vepren.”

Eshte nje humbje qe krijon mundesine per tu permiresuar?

“Kur sjellja eshte ajo e duhura behet e rendesishme te vazhdohet te krijohet ajo qe kemi nisur. Por me pas duhet shkuar ne kushtet e duhura per te dhene gjithcka gjate gjithe ndeshjes. Nuk eshte gje e mire te leshosh momente te caktuara te ndeshjes si sot. Ky eshte nje difekt qe futbolli i sotshem te ben ta paguash me cmim te shtrenjte.”

Tani tre dite per te pergatitur ndeshjen me PSV…

“Do te jemi gati per ate ndeshje, eshte shume e rendesishme per ne. Sot kam bere disa vleresime edhe per ate ndeshje. Do te shohim kush do te luaje edhe pse numrat e lojtareve ne dispozicion jane me te paket ne Europe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.