Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,255 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Nuk i fitojne dot te gjithe ndeshjet si Interi. Keita? Nuk me pelqen vetem fakti qe…”

Spalletti: “Nuk i fitojne dot te gjithe ndeshjet si Interi. Keita? Nuk me pelqen vetem fakti qe…”
Inter Club Staff

Fitore shume e vuajtur ajo e Interit ne Ferrara.

Por tre piket jane shume te cmuara dhe per kete gje flet edhe Luciano Spalletti pas ndeshjes:

“Aspekti karakterial, menyra se si reaguam pas golit te shenuar eshte gjeja me e rendesishme sot. Kemi bere hapa perpara shume te medha. Duhet ta mbajme kete ritem. Duket qe ka shume pak topa banal te humbur. Por komplimenta per Spal: na kane vene ne veshtiresi.”

Sa vlen kjo ndeshje perpara ndeshjeve te medha qe presin Interin pas pushimeve te kombetares?

“Vlen shume, te jep qetesi qe te besh maksimumin. Po punojme per te bere ndeshje prej Interi. Kemi kualitet per nje te ardhme te madhe. Shpresojme qe skuadra ta ngreje akoma me shume nivelin e saj.”

Ulerima dhe festimi ne fund tregojne shume…

“Ata po benin maksimumin, ne po gabonim disa nisje. Te shenoje prap pas barazimit ishte e veshtire por ne ishim te bindur se do ja arrinim. Por e meritonim ate festim.”

Pse eshte e rendesishme kjo fitore?

“Kur fiton nje ndeshje Championsi armiku me i madh eshte se nje fitore behet dicka normale ne kampionat. Por ne duhet te djersisim per te fituar por edhe duhet te ndryshonim disa lojtare. Kemi futur 4 lojtare te fresket ne fushe. Vrslajko luajti qe nga fillimi sepse Danilo kishte nje problem. Lojtaret arriten te benin dicka te madhe, mbajten topin dhe keto tre pike ishin teper te cmuara. Ja pse eshte e rendesishme.”

Cili eshte roli me i mire per Keita ne fushe?

“Eshte nje lojtar qe une e le te lire te interpretoje lojen qe deshiron. Ka force fizike te madhe por nuk me pelqen fakti qe e gjen shpesh edhe jashte pozicionit. Por kur te ve syrin, te ben keq. Por nese rregullon edhe pozicionimin, do te ishte nje lojtar fenomenal. Por sa here ka luajtur ka bere mire. Edhe sot ne kundersulm beri shume mire, por duhet ta jepte mire ate top. Ne ato moment mbyllej ndeshja. Jane ato momentet qe duhet bere diferenca, nuk mund te falet.”

Gjeja me e mire per Interin ne kete moment eshte kapaciteti per te reaguar?

“Sigurisht, sepse kur gjejme skuadra qe duan te luajne futboll, ne shprehemi edhe me mire. Por eshte shume e rendesishme reaksioni i tre pikeve qe patem dhe shume pak skuadra e kane. Eshte shume e rendesishme.

Mund ta shohim nje Inter me dy sulmuesa ne te ardhmen?

“Po, mundet. Por kur duhet te ktehehsh prapa ndaj kundershtareve si Spal, duhet qe te futet nje mesfushor ne loje. Edhe sot Icardi u kthye prapa, por humbi disa topa qe nuk eshte mire te humben. Por po permiresohet ne kete aspekt. A kam folur? Me te kam kaluar pasdite me radhe ku flasim per shume gjera. Tregojme edhe histori madje…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.