Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,137 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti pas ndeshjes: “Goli? Po me thone se ishte per tu anulluar… Fitorja? Duhej dhe pike.”

Spalletti pas ndeshjes: “Goli? Po me thone se ishte per tu anulluar… Fitorja? Duhej dhe pike.”
Inter Club Staff

“E kemi fituar kete ndeshje me merite, skuadra ka bere shume mire.”

“Me pas mund ta fitonte edhe Sampdoria sepse na mbajti mire, por nuk paten fatin e dikujt tjeter.”

“Ndeshje e bukur gjithesesi, jemi te lumtur qe po kthehemi ne shtepi me tre piket ne xhep. Nje fitore e mrekullueshme kur e shikon qe erdhi ne minutat e fundit.”

Keshtu e ka nisur konferencen per shtyp pas ndeshjes Luciano Spalletti i cili me pas i eshte pergjigjur edhe pyetjeve te gazetareve:

VAR eshte perdorur ne menyre te drejte kunder Interit ne keto 5 jave te para?

“Une jam pro VAR. E kane zgjedhur mire arbitrat, dy golat ishin per tu anulluar. Keshtu me kane thene. I pari ishte pak pozicion jashte loje ne fillim, por nuk me intereson, nuk eshte puna ime. Une duhet te punoj me skuadren dhe nje episod nuk mund te kushtezoje nje ndeshje. Duhet te shkojme pertej episodit.”

Goli ne minutat shtese, crare shenje eshte?

“Qe skuadra nuk dorezohet. Kemi luajtur me bindje deri ne fund, duke bere gjerat per mire. Nuk e kemi falur kete ndeshje, jemi futur me idene per ta fituar dhe per te rekuperuar edhe pike. Samp sot vlente Tottenham. Goli? Po me thone se ishte per tu anulluar… (qesh).”

Ishit i nevrikosur me sulmuesit?

“Jo, nuk e kisha me askend. Duhet pak bindje kur luan. Duhet te luash me trekuartistin per te bere rombin ne sulm. Duhen bere disa kalime fondamentale atje. Ne pjesen e pare ja dolem pak, ne pjesen e dyte me mire. Kjo edhe fal mbajtjes se topit nga Nainggolan dhe Icardi.”

Si ndryshoi ndeshja ne pjesen e dyte?

“Kur humbet topi ne mesfushe, na takonte te lodheshim neper krah per ta marre mbrapsht. Kur mbajtja e topit ndodhi me mire, atehere ata ishin me ne veshtiresi. Nje sjellje qe Sampdoria e gjen rralle perpara dhe mund te na jepte me shume avantazh. U treguam te zotet.”

Perjashtimi qe more a ka kuptim?

“Jo, eshte i gabuar. Kam uleritur per golin e shenuar duke pare nga telekamera. Nuk e kuptova as perse e mora perjashtimin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.