Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

671 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti per Sky: “Humbja me shkaterron. Pas nje humbje si kjo ajo qe duhet bere eshte ta…”

Spalletti per Sky: “Humbja me shkaterron. Pas nje humbje si kjo ajo qe duhet bere eshte ta…”
Ardis
  • On 11/11/2018, 19:10

I intervistuar ne Sky Sport, tekniku i Inter-it, Luciano Spalletti mbi humbjen ne fushen e Atalanta-s. Keto jane fjalet e tij:

“Ata kane bere shume here me mire se ne në pjesen e pare, me pas ne pjesen e dyte skuadra eshte futur ne fushe me nje qendrim tjeter por nuk ka arritur te mbaje deri ne fund”.

“Difekti qe kemi prej shume kohesh eshte se nuk arrijme dot te qendrojme te perqendruar per nje periudhe te gjate”. Perpara perfundit te pjeses se pare ata kishin mundesi te dyfishonin rezultatin:

“Jemi treguar te zote qe e kemi barazuar rezultatin, ka pasur faza ne pjesen e dyte qe e kishim ne supremacine, por kemi humbur shume topa te thjeshte dhe shume duele fizike”.

Mendoni se lodhja fizike dhe mendore e kesaj periudhe kane ndikuar?
“Sipas meje kjo gje nuk eshte korrekte, por eshte e qarte qe rezultati te jep kete mesazh dhe duhen pranuar te gjitha keto qe dalin ne siperfaqe. Kur humbet 4-1 ne kete menyre, nuk duhet te flasesh dhe ti japesh hapesire kujtdo qe kerkon te futet brenda”.

Sipas jush do te kishte qene me e drejte te nderronit me shume lojtare?
“Kemi ndryshuar, kane kaluar 5 dite nga ndeshja e fundit dhe gjate kesaj kohe te duhet te rekuperosh lojtare si ne planin fizik ashtu edhe ne planin mendor. Nga ky moment e deri ne fund te kampionatit do te jete keshtu, eshte e nevojshme qe te mesohen me kete ritem”.

Pushimi i kombetareve po ju ve ne loje apo do te preferonit qe te mos ishte?
“Behet e njejta gje, per menyren tone te te sterviturit. Ne e dime se ku duam te shkojme. Nuk kam frike asgje: une duhet vetem te bej me profesionalitet ate qe bej, ose ndryshe te fus deshiren tek futbollistet per te luajtur dhe fituar sa me shume ndeshje te jete e mundur”.

Keni pare dyshime tek lojtaret tuaj?
“Diskutimi qendron tek fakti, se kur vjen nga shume fitore fillon te mesohesh dhe mendon se mund te te dhurojne dicka, por nuk ke te drejte te kesh asnje avantazh. Ne fakt eshte e nevojshme te gjendet forca per te rifillluar nga zero per cdo here, sepse gjendesh perpara ketyre “kafsheve” ketu dhe gjithcka behet me e veshire”.

Ju tashme jeni me i zemeruar apo i zhgenjyer?
“Te humbas me shkaterron. Kam kohen per ta pervetesuar kete humbje, me pas do te ri-themi gjerat qe duhet te kuptojne serish lojtaret tane, ato qe jane pritshmerite dhe ajo qe eshte qellimi jone”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.