Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti per Sky: “Tani po. Kjo eshte ajo qe doja. Por kam nje mesazh per Sampaolin…”

Spalletti per Sky: “Tani po. Kjo eshte ajo qe doja. Por kam nje mesazh per Sampaolin…”
Inter Club Staff

Per mikrofonat e Sky Sport eshte pare nje Luciano Spalletti teper i kenaqur qe analizon fitoren e Interit ne transferte ndaj Sampdorias me rezultatin pese me zero. 

Ja fjalet e teknikut Italian:

A eshte ky kualitet?

“Kjo eshte sjellja e duhur, forca, muskuli, momenti kur nje situate e kontrollon ne grup. Te kuptosh kur sulmohet dhe kur duhet te mbrohesh me mire. Ishte nje ndeshje per tu interpretuar dhe ne e beme.”

Ata te tre perpara jane rikthyer…

“Mua me siguron dicka: qe skuadra funksionon sepse eshte i rendesishem kur dikush shenon, por edhe kur dikush punon si Gagliardini dhe eshte ai qe na dha kualitet ne disa momente qe te bejne diferencen per te arritur tek goli. Nese nuk ka njerez qe rekuperojne topin, nuk ka as aksione goli.”

Pushimi eshte gje e keqe?

“Nuk ndryshon asgje, kemi pushim dhe do i bejme gjerat me vendosmeri. Ka qene nje moment kur kemi humbur besimin ne vete por tani dukemi si dicka tjeter. Jemi rikhyer.”

Mesfusha me dinamike.

“Rafinha luan ne ngushtica, Brozovic nuk ka pasur vazhdueshmeri por ka luajtur ndeshje te mrekullueshme. Kane bere shume mire sot.”

Brozovic-Gagliardini eshte zgjidhja qe do coni perpara edhe ne ndeshjet e tjera?

“Jo, sepse ka ndodhur edhe me pare. Tani kane luajtur dy ndeshje ku kane bere shume mire, por kemi gjithmone edhe Vecinon ne stol qe ka momente shume te rendesishme por edhe disa te veshtira. Kolektivi funksionon kur ka pune nga te gjithe grupi. Nese behen gjerat per mire do te vazhdojme keshtu.”

Momenti i zi?

“Shpesh eshte faji i tranjerit. Kur fitohet dhe te shpetojne disa gjera nese ve dore, je dikush qe “te can koken edhe kur fiton” dhe qe nuk te kenaq asgje. Por pikerisht ne ate moment kur po ben mire nuk duhet te lejosh te te shpetoje asgje. Une jam i pari pergjegjes per krizen.”

Sampaoli.

“Do i leshoj nje mesazh me gjithe qef: Bravo Sampaoli, te lumte dhe te lutem ma ler gjithmone ne shtepi kapitenin e skuadres time. Icardi nuk eshte dakort? E kuptoj sepse e dashuron kombin e tij, por ai gjuri te pushoje disa here i ben mire. Nuk do te shkoj ne boteror? Do e gjeja sezonin tjeter akoma me shume te karikuar sepse eshte nje djalosh fantastik.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.