Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti, perseri me eksperimente? Ja ku eshte provuar sot Nainggolan ne stervitje!

Spalletti, perseri me eksperimente? Ja ku eshte provuar sot Nainggolan ne stervitje!
Inter Club Staff

Luciano Spalletti ka qene jo pak i kritikuar nga tifozet e Interit pas dy javeve te para te Serie A. 

Nuk eshte dicka e re qe tifozet e nje skuadre kritikojne tranjerin e tyre e kjo sidomos kur ndodh ne nje skuader si Interi qe eshte shume e lidhur me tifozet dhe ku cdo rezultat perjetohet ne menyre te ndryshme se diku tjeter.

Gjithesesi, kritikat me te medha ne drejtim te tranjerit te Interit nga tifozet nuk kane ardhur per shkak te rezultateve, sepse fundja dy ndeshje jo te mira kur ke ndryshuar shume ne skuadren e pare gjate veres dhe pas nje boterori mund te qendrojne, por problemin te gjithe ata qe kane kritikuar e kane pasur me zgjedhjet e Spallettit.

Nuk eshte dicka e re qe ne kampin zikalter mbrojtja me tre nuk eshte aspak e pelqyer e kjo mbase edhe per shkak te deshtimit te Gasperinit pikerisht per kete fakt.

Per hir te vertetes, qe prej asaj kohe, askush nuk e shikon me me sy te mire kete skeme ne Milano.

Por tekniku i Interit, ka thene disa here qe nuk kane rendesi skemat por lojtaret dhe menyra se si ata hyjne ne fushe.

Kjo mund te jete e vertete gjithashtu, por nderkohe qe e gjithe vera eshte nje periudhe mjaft e mire per te bere eksperiemente, tani ka filluar futbolli i vertete dhe eksperimentet nuk jane nje ide e mire.

Por sipas lajmeve te fundit qe vijne nga Appiano Gentile, forma e Radja Nainggolan eshte gjithnje e ne rritje dhe tekniku zikalter ka filluar ta provoje ne fushe.

Sipas asaj qe tregon SportMediaset, belgu eshte rekuperuar plotesisht dhe Spalletti e ka provuar trekuartist sot pas shpines se Mauro Ivardi dhe Ivan Perisic dhe keshtu mund te jete i rreshtuar vertete formacioni ne sulm ndaj Bolognes.

Nainggolan trekuartist e kemi pare, por Perisic ne ate pozicion veshtire se.

E nderkohe te gjithe shpresojne qe kjo thjesht te kete qene nje prove si gjithe te tjerat e te shtunen te mos vazhdohet me eksperimentet me sepse me te vertete nje hap tjeter fals do te ishte dicka jo shume e mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.