Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,015 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti pranon gabimin e bere me Karamoh: “Eshte e vertete, duhet…”

Spalletti pranon gabimin e bere me Karamoh: “Eshte e vertete, duhet…”
Inter Club Staff

Yann Karamoh eshte njeri prej futbollisteve me te talentuar ne skuadren e Interit.

Eshte i ri, i shpejte, ka cilesi te padiskutueshme dhe duket qe ne prekje topi qe ne futboll dikushi do te behet e se nuk do te jete kometa e radhes.

Djaloshi po punon shume qe prej dites se pare ne Milano, me ndihmen e njerezve si Perisic apo edhe Icardi, ai ka arritur te pershtatet shume mire me shoket e rinj te skuadres dhe sa here i eshte besuar nje bluze titullari apo eshte futur si zevendesues, ai ka treguar qe vlen.

Askush nuk e ka harruar super ndeshjen e tij me Bolognen ku i vetem me nje loje prej fenomeni i dhuroi Interit 3 pikeshin.

Por perpara se te shkojme tek fjalet e Spallettit, le te shijojme edhe njehere magjine e tij. E keni harruar? Kjo eshte video e golit spektakolar te tij ndaj Bolognes:

Gjeja qe bie ne sy me shume ne kete moment te skuadra zikalter, jane minutazhi i paket qe Spalletti i rezervon francezit te talentuar.

Te gjithe tifozet lojtarin e kane perzemer e duan ta shikojne me shume ne fushe, gje qe Spalletti nuk e ka bere ne shumicen e rasteve as ne minutat finale te ndeshjeve.

Tekniku toskan shpesh here ka preferuar te fusi nje Eder apo Borja Valero ne finalet e ndeshjeve perpara Yann, dhe kjo gje ka merzitur jo pak tifozet qe nuk e kuptojne se si mund te mos i jepen minuta nje futbollisti qe ka nevoje jetike per to duke pare moshen e re dhe talentin qe zoteron.

Gjithckaje i vuri ‘kapakun’ ajo qe Luciano Spalletti beri ndaj Atalantes: Tekniku i Interit i beri shume vone zevendesimet, dhe vendosi qe Karamoh ta fuste ne loje ne nje ndeshje ku Interi nuk po arrinte ta fitonte edhe pse e kishte jetike per garen per Champions vetem ne minuten 90. Vetem 3 minuta ne total per te ne fushe. 

Spalletti ne konferencen e djeshme per shtyp e ka pranuar gabimin e bere me Karamoh ne ndeshjen ndaj Atalantes.

Ja cfare ka deklaruar Spalletti dje:

“E pranoj. Eshte e vertete. Karamoh e futa vone ne fushe ne Bergamo. Mund ta fusja ne loje shume me heret. E kam kuptuar qe e doni shume, e keni perzemer. Ai eshte nje djalosh shume i mire. Mund te na duhet ne te ardhmen.”

Spalletti edhe here te tjera ka treguar se e vlereson shume djaloshin, por ne te tilla raste kane rendesi veprat dhe jo fjalet. Prandaj, te gjithe shpresojme qe Spalletti ta vleresoje me shume duke i dhene minuta ne fushe, jo vetem fjale te mira perpara mediave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.